U martova me shtetase amerikane, po ajo dehet dhe më abuzon

Avokati Kieran Both

Probleme martesore kur njeri bashkëshort është shtetas amerikan dhe tjetri ka green card me kusht,  të  bazuar mbi martesen . Çfarë duhet bërë?

 Çështje të Emigracionit: Avokati Kieran Both për ju:

 

Në letrën që na ka ardhur këtë kohë thuhet:

“ Unë jam i martuar me  një shtetase amerikane dhe m’u dha green card e kushtëzuar me afat dy vjet. Mirëpo kam shumë probleme me bashkëshorten. Ajo është pijanece dhe kur është e pirë më përzë nga shtëpia. Unë e vë rrogën time në llogarinë e përbashkët, kurse ajo e tranferon në një llogari tjetër të sajën dhe unë s’guxoj t’i them asgjë pasi ajo më abuzon psiqikisht dhe më kërcënon shpesh duke më thënë se në qoftëse se ne divorcohemi  mua më pret deportimi. Unë kam kërkuar ndihmë në polici, por më thanë se të pirit nuk përbën krim.  Unë kam marrë 6-a 7 “orders of protection” dhe kam përfundur dy herë në burg. Kur është esëll  atëhere ajo shkon në gjykatë dhe i mohon ankesat që ka bërë kundër meje. Afati i green card-ës sime mbaroi dhe më erdhi një letër nga emigracioni që më njoftonte se më  qe shtyrë afati i statusit tim edhe një vit. Të jetoj edhe një vit me këtë grua që më trajton si skllavin e vet, për mua është shumë. Ajo e merr edhe rrogën time dhe më lë pa gjë fare. Nuk di si të bëj. Më duket sikur do vras veten. Që kurse më ka kaluar afati i green card-ës me kusht, unë jam pa asnjë dokument. Ju lutem më thoni diçka , se ç’të bëj se po luaj mëndsh.

Anonim.

 

Përgjigje: Më vjen keq për gjendjen që po kaloni. Këshilla ime është që ju duhet të takoni një avokat që ka eksperiencë për këtë lloj situatash, dhe ai do t’ju rekomandojë zgjidhjen  e hallit tuaj.

Ne vetëm mund t’u shpjegojmë ligjin në vija të përgjithshme.

Nga letra juaj nuk është e qartë nëse keni aplikuar për heqjen e kushtit, (Formulari I-751). Zakonisht është bashkorti/bashkëshortja/ amerikane që aplikon për këtë, së bashku me ju. Nëse kjo është bërë, atëhere nga Emigracioni ju vjen një letër që u thotë se kërkesa juaj është marrë dhe se  afati i green card-ës me kusht është shtyrë edhe një vit.

Kërkesa për heqjen e kushtit të green card-ës bëhet tre muaj, apo 90 ditë, para se të mbushni përvjetorin e dytë të martesës( Form I-751). Nëse nuk aplikoni në kohë për heqjen e kushtit ju e humbisni statusin e green-card-ës me kusht, dhe deportoheni. Në qoftëse kërkesa (bashkërisht me gruan tuaj) është dorëzuar në kohë atëherë duhet të provoni para emigracionit që martesa juaj nuk është lidhur me qëllim përfitimi nga Emigracioni, apo për t’i shpëtuar ligjeve të tij. Nëse ju e keni humbur besimin tek gruaja juaj se do të pranojë ta  bëjë kërkesën sëbashku me ju, atëhere kërkesa e përbashkët  për heqjen e kushtit duhet të marrë një formë tjetër. Ju duhet të aplikoni  për waiver)  dhe të aplikoni më vete. Avokati juaj do t’u shpjegonte me hollësi se ç’do të thotë kjo.

Ju mund ta gëzoni të drejtën për “waiver” nëse mund të provoni se keni pasur një martesë bazuar në dashuri e mirëkuptim që më vonë u keqësua dhe u ndërpre nga divorci ose anulimi. Aplikimi me vonesë duhet  të jetë bindës për emigracionin nëqoftëse jeni në gjendje të provoni se  kjo ndodhi jo për fajin tuaj;

Nëse kërkesa për “waiver” është dorëzuar në emigracion, ju duhet të provoni nevojën për të.  Mund të jetë e vështirë në rrethanat tuaja  që peticioni  të përgatitet me kujdes. Nëse nuk jeni në gjendje të aplikoni me bashkëshorten tuaj për të hequr kushtin e green card-ës ju mund të kërkoni të hiqni dorë nga kërkesa e përbashkët e depozitimit.

Ju duhet të tregoni se ju dhe gruaja juaj hynë në martesë në mirëbesim. Mirëbesimi i të dy palëve do të thotë se martesa ishte e vërtetë dhe jo për qëllime përfitimi nga emigracioni. Zyrtari i emigracionit do kërkojë të bindet që martesa juaj nuk qe mashtrim që në konceptimin e saj. Në  të kundërt.  Në fillim të dy palët e nisin këtë rrugë me mendimin se do ecnin në të sëbashku për një kohë të gjatë. Mbi këtë bindje ai merr vendimin. Ju duhet të vërtetoni që martesa juaj u shkatërrua jo për fajin tuaj, por për arësye  që nuk vareshin nga ju. Ju duhet të dorëzoni evidenca për mardhënien tuaj martesore. Fakte që keni jetuar sëbashku, si edhe nga veprimet e padrejta të bashkëshortes ndaj jush. Gjatë martesës ju u trajtuat nga ajo në mënyrë brutale, nuk ishte faji juaj që nuk u bë kërkesa e përbashkët për heqjen e kushtit në green card. Ju duhet të paraqitni evidenca e fakte  të abuzimit, sa herë ju ka nxjerrë nga shtëpia, dhe kopje të raporteve të policisë, gjykatës, të personelit mjeksor, punonjësve socialë, etj. Gjithashtu fotografi ku duken shenja të keqtrajtimit fizik ndaj jush nga ana e saj nëse martesa juaj pushoi së qëni bazuar mbi sjelljen e saj. Mbi këtë bazë ju keni të drejtë të kërkoni heqjen e kushtit  në green card dhe të aplikoni më vete në kohë, para se të vijë puna t’u deportojnë.

Ne ju sugjerojmë të kërkoni ndihmën e avokatit  në mënyrë të menjëhershme.

 

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantët me informacion  në mënyrë që të kërkojnë ndihmë  në mënyrë të pavarur.

Ne ju falënderojmë për komentet dhe pyetjet tuaja të vazhdueshme të cilave  do t’u përgjigjem sa më shpejt që të kemi mundësi. Ftojmë pyetjet tuaja në adresën tonë e-mail tek [email protected]

 

Comment

*