U nda nga jeta aktori i madh, Hadi Shehu

Prishtinë, 12 mars 2017 – Aktori i madh i teatrit, Hadi Shehu, është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Teatri i Gjakovës, përmes një njoftimi të postuar në Facebook.

“LAMTUMIRË ikona e Artit Shqiptar.

Me pikëllim në zemër ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ikona e artit shqiptar, ikona e Teatrit tonë… Ky lajm na ka tronditur jashtëzakonisht shumë prandaj çdo fjalë e shkruar më tepër do të jetë shumë e zorshme për ne. Shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik. Prehu në paqe i pavdekshmi Z.Hadi Shehu”, shkruan në njoftimin e këtij teatri.

Hadi Shehu lindi në Gjakovë, më 15 shkurt të vitit 1949.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit, e kreu më 1974.

Në Teatrin e Gjakovës e ka filluar punën në moshë shumë të re, qysh si nxënës, fillimisht si amator. Ai ishte themelues dhe drejtor i i Teatrit profesionist të Gjakovës deri në vitin 2007.

Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role të paharruara në drama të ndryshme. Vlen të përmenden: “Fisheku në pajë”, “Njeriu me top”, “Epoka para Gjyqit”, “Monserati”, “Kur shpirti ndërron jetë” etj.

Ka luajtur edhe role kryesore në dhjetëra filma artistikë, si: “Kur pranvera vonohet “ (1979), “Era dhe lisi “ (1979), “Gjurmë të bardha “ (1980), etj.

(r.m.)

2 Responses to “U nda nga jeta aktori i madh, Hadi Shehu”

Read below or add a comment...

  1. Sadik Elshani says:

    Humbje e madhe per artin tone skenik, u prehte ne paqe!

  2. sali ramadani-uskana says:

    Sali Ramadani-Uskana

    DY…KRYEGJENIALE SHQIPTARE E BOTERORE:HADI DHE JAHJA SHEHU…

    (Dy velllzer,Dy superpatriote,Dy AKTORE te medhenj gjeniale,dy miq te autorit…)

    Dy emra markante:Hadi dhe Jahja Shehu,i pari i ndjere,vetem fizikisht,i dyti,pritet te qendroje stoikisht !

    1.-Ne vend ne dhjetra-qindra faqe,sidhe rendome,fillimisht vetem MBITITULLIN,nentitullin dhe titujt ne nivelin me te larte shkencor-publicistik-zhurnalistik…
    2. – Njohja dhe bashkepunimi qe nga vitet e ’70-ta,vite me radhe,me rreth 15 dite rreth te Festivalit te Teatrove Amarore te Ferizait,per nje kohe edhe ne ate te Gjilanit…
    3. Duke mos levizur,hiq ndonje dite ne Shkup,ose Prishtine,gati per dy jave me percjellje me serioze zyrtare,me debate cdoditeshe deri ne nivelin me te larte shkencor…
    4. Ne bashkepunim te ngushte edhe me mikun tim te vjeter e koleg edhe nga Parlamenti,vile te tera,me Prof.Dr.Rahmi Tuden,me konsultime prermanente…
    5. Hadi Shehu,krahas te vellait,Jahjase,briliante me vite te tera,fillimisht,si amatore,por ne kontinuitet dhe gjate jetes ne nivel te plofe te aktorit te rryer dekada me radhe,me pas edhe themelues e drejtor shumevjecar i Teatrit Profesionist te Gjakoves,ne Qendren e Kultures deri ne nivelin me te larte kreativ…
    6. Nga debatet e shumta dhe te per cdoditeshe te autorit te ketyre rreshtave,ca here kryesuar Festivalin kritiku me cilesor,bile edhe sasior,Vehap Shita,ca here edhe Ramiz Kelmendi,ketij te fundit, me nje rast,gjate debatit te autorit,gati edhe harroi te mbetej pa “darke”,nga “entuziasmi” dhe respekti i nderjelle…
    7. Nga takimet e shumta,zyrtare dhe shoqerore,qe nga Ferizaji,Gjilani e Prishtia,duke qene nje “amator” i rryer, Hadi Shehu, veprai me nje mencuri te madhe,pas shfaqjes “Kur prasvera vonohet”,me pas edhe si emision televiziv ne vazhdime,konform vepres omonime te Fadil Hoxhes…
    8. Autori i ketyre rresntave,ne cilesine e kritikut te teatrlt dekada me radhe,qe rreth pese vite ne formen me te pershtatshme te fjales,nga aspekti shkencor-publicistik-zhurnalistik, Hadi Shehu,gjate kesaj shfaqjeje shume diskutabile,veproi me mencuri tejet te madhe,duke e interpretuar rolin ne nivelin me te larte artistik,por edhe me qellimi,ose si koincidence edhe degraduar rolin e Fadilit,deri ne nivelin adekuat…
    9. Kur kritiku i teatrit e precizoi ne menyre shkencore-gazetareke,Hadi Shehu,duke u entuziasmua,edhepse me prejardhje te aktorit te vepres,si bashkevendas,amortizoi ne cdo drejtim,duke vepruar ne nivelin me te larte profesional,por edhe me kurreshtje dhe admirim te nje “amatori”(lexo:profesionionist) te nivelit me te lafte kombetar dhe nderkombetar (sic?),me nje amirim dhe heshtje mbistoike kreative…
    11. Ne kete senc,pas me shume viteve,pikerisht pas perfundimit te Luftes se Lavdishme te UCK-se se
    v.1999,po ne ate cilesi te aktorit dhe me pervojen edhe te Drejtorit te Teatrit te Gjakoves,po ky personalitet madhor,vepron,me rastin e Manifestimit Madheshtor te Lidhjes se Shkrimareve te Kosoves,ne pranine e rreth 100 poeteve nga te gjitha projet shqiptare e deri ne Mergaten dhe Diasporen e Madhe Shqiptare,duke pershire edhe Ameriken e Larget Krymike te te Gjithe Shqiptareve,Hadi Shehu u solidarizua me entuziasmin me te madh,krahas mijera spektatore gjakovare etj.,me leximin dhe recitimin e vepres omonime:”Kosova-Zemra Dardane-Ilire”,te botuar si veper e pare pas Luftes Heroike te v.1999,ne te cilen u verejten vetem dy kinse “shkrimtare te medhenj”,por zheloza,njeri me prejardhj nga Gjakova,por,me banim ne Prishtine,tjetri nga Tetova,qe te dy me inferioriteti,siukrse edhe skancalozi,nga Shqiperiza jone e Dashur,ne cilesine e Kryerit te Lidhjes se Shkrimtarere nga Tirana,por i cili,pas “triishtimit”dhe ofendimit,me pas kerkoi falje dhe tregoi “burrerine” postfestum (sic?!)
    12. Definitivisht duhet shtuar dhe perkujtuar te madhin mbi te medhenjte,aktorin e perkushtuar Hadi Shehun,si personaitet me vlera te farta kreative dhe shumedimensionale deri ne nivelin me te larte krijues.

    Duke i inkurrajuaruar Jahjane dhe tere famijen,e perkujtojme me pietetin me te larte jeten dhe vepren e te madhit Hadi Shehu per jete te meteve.

    Sali Ramadani-Uskana

    (ish-Kercova,aq e admiruar edhe te cilen shume e respektonte…)
    ………………………
    PS.Lexonu,perktheni dhe percjellni si ARTIKULL ose edhe art.koment,per shkak te pengesave te njohura stereotipe te 33 hakereve mazioze, nder te cilet si e para ajo e FYROM-it-sllavo-m.dhe shqiptarucave mjerana ne zhberje e siper.

Comment

*