U nda nga jeta i mbijetuari i komunizmit dhe aktivisti shqiptaro-amerikan, Niko Kirka

U nda sot nga jeta ne moshen 94 vjecar heroi i heshtur per liri demokraci te Shqiperise Vatrani Niko Kirka. Ai kaloi pjesen me te madhe te jetes se tij ne burgjet barbare te komunizmit shqiptar per fajin e vetem se ishte djali i Kristo Kirkes nje nga themeluesit e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA dhe themeluesi i Kishes Autoqefale Shqiptare qe u vra nga komunistet ne Shqiperi sepse kerkonte nje vend te lire e demokratik. Legacija e familjes Kirka ne VATER vazhdon me djalin e Niko Kirkes, Kris Kirka.
VATRA-Washington DC i shpreh ngushellimet me te thella familjes Kirka ne kete dite te veshtire. I perjetshem qofte kujtimi ketij heroi qe nuk pushoi luften e tij kunder komunizmit dhe per nje Shqiperi demokratike dhe etnike.

(Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter)

One Response to “U nda nga jeta i mbijetuari i komunizmit dhe aktivisti shqiptaro-amerikan, Niko Kirka”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-SHQIPTAR ÇAM says:

    Nderime dhe Respektin me te Madh per ATDHETARIN SHQIPTAR te NDJERIN NIKO KIRKA qe po ndahet nga ne sot.
    Ne perkushtimin e Vepres qe na ka lene, me titull : PËR MËMËDHËNË.i ndjeri ka shkruajtur :

    ” PRINDËRVE TË MI QË MË MËKUAN DHE MË MBRUJTËN ME IDEALIN E SHQIPTARIZMËS”

    E rilexoj shpesh sepse atje gjej Mesime dhe Keshilla te Vyera se si duhet te jemi Krenare e te Bashkuar edhe per Shqiperine tone te sotme te coptuar e aqe me teper te nenshrtruar. Vepren Unikale te Fan Nolit e te babait te tij Kristo Kirka -Krijimin e Kishes Ortodokse e te Pavarur Shqiptare fatekeqsisht e rrembyen dhe e perdhosin ata, prej te cileve vendosen ta ndajne e ta largojne. Janullatosi me krimbat qe ka sjellur dhe ushqen e shkaterruan ate kryeveper per te cilen luftuan Shqiptaret Atdhetare te Vertete jo vetem Brenda Shqiperise por fatekeqesisht edhe ketu ne Ameriken e Bekuar qe me Demokracine Amerikane pranoi dhe lejoi krijimin?!.
    Dhe I Ndjeri Niko Kirka ne vepren e tij na ka lene nje Amanet Atdhetari:
    “…duhet te mblidhem ne njeTubim te madh, ku te vendosim shkrirjen e te gjitha degeve te partive te ndryshme, te gjitha shoqatat, lidhjet e komitetet, me qellim qe te formojme nje organizem te ri, te fuqishem, te mbeshtetur nga te gjithe, te afte per te perballuar te gjitha sfidat qe koha I ka vene Kombit Tone Shqiptar

Comment

*