U nda nga jeta Lisa Qafa (58 vjeç), e shoqja e veprimtarit Simon Pjetër Qafa

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në një lajmërim Mortor , në ubsajtin e saj në rrjetin social Facebook, shkruan se me hidhërim, lajmërojmë komunitetin Shqiptar se me 6 Shtator 2020, u nda nga jeta Lisa Qafa në moshë të re 58 vjeçare. E shoqja e Simon Pjetër Qafës.

Trupi i të ndjerës do të pushojë në shtëpinë mortore Ballard-Durand Funeral, (2 Maple Ave White Plains, NY 10601) të Premtën me 11 Shtator nga ora 2pm – 9pm.

Ndërkohë në këtë lajmërim thuhet se Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Shtunën me 12 Shtator 2020, në orën 10am, në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, prej ku mbas meshës trupi i të ndjerës do të përcjellët në varrezat “Gate of Heaven”, 10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.

Për arsye të virusit COVID-19, vetë shtëpija mortore, ka caktuar disa udhëzime që duhen rrespektuar nga të gjithë vizitorët.

Më tej në njoftimin e saj kisha tërheq vëmendjen se përdorimi i maskës dhe distanca midis njeri-tjetrit, është e detyrueshme për të gjithë simbas rregullores .

Po ashtu, Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit.

Lisa, pastë dritë në amshim e të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. (Beqir Sina)

Comment

*