U zgjodh kryesia e re e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Mëhill Velaj u zgjodh kryetar, Dr. Yllka Filipi nënkryetare dhe Veneta Çallpani sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

 

Nga Adnan Mehmeti

Stamford,Connecticut, 16 prill 2019 – Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë votuan për zgjedhjet e reja 2019. Me përfundimin e mandatit të kryetares pararendëse, Raimonda Moisiu, u hap procedura për votime të reja, të propozuar nga anëtarët e Shoqatës.
Votimet rezoltuan se pjesa dërrmuese kishin votuar për shkrimtarin Mëhill Velaj, i cili është anëtar i Shoqatës që nga themelimi i saj. Ai, si një anëtar i devotshëm, nuk mungoi në asnjë aktivitet të Shoqatës, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit për dy mandate (2005-2007/2007-2010). Mëhill Velaj është autor i 20 librave me poezi, tregime, publicistikë dhe romane. Dr. Yllka Filipi, që ishte më parë sekretare e Shoqatës, në këtë mandat u zgjodh nënkryetare, ndërsa Veneta Çallpani, sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Duhet theksuar se Shoqata e Shkrimtarëve u themelua në vitin 2001 nga Gjekë Marinaj, i cili ishte njëherit edhe president. Ndërkaq, në vitin 2009 President i Shoqatës u zgjodh Adnan Mehmeti, pozitë të cilën e mban aktualisht. Kryetari i parë i Shoqatës ka qenë Naum Prifti, ndërsa nga dy mandate radhazi, u zgjodhën, Ramiz Gjini, Dalan Luzaj dhe Raimonda Moisiu.
Sot Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon dhe mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë, që prezantojnë letërsinë e Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj.

 

Fjala falëndëruese dhe mirënjohja e kryetarit të zgjedhur. Z Mëhill Velaj

Të nderuar e të dashur kolegë dhe kolege, Anëtarë të Shoqates  se Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,
Uroj të jeni gjithmonë mirë me shëndet në jetë bashkë me familjet tuaja  të shtrenjta,
Qofshi gjithmonë të suksesshëm dhe të vlerësuar në këtë mision të madh që ju e kryeni me qytetari të lartë, për integrimin e kulturës, letrave shqipe, letërsisë, artit dhe identitetit shqiptar në këtë tokë të bekuar amerikane.  
Ju falënderoj për ndjenjën e respektit dhe vlerësimit, për atë memorje kulture që ju karakterizon  mes hyjnores, krijueses  e njerëzores. Shumë mirënjohje dhe falënderime që me votat tuaja më dhatë besimin dhe respektin, duke më zgjedhur Kryetar të Shoqatës.
Këto janë vlerat që mbajnë gjallë dhe të vazhdueshme miqësinë, bashkëpunimin mes shkrimtarëve dhe shoqatave të ndryshme, veç besimit, ndershmëria dhe një pikë të rëndësishme e zë respekti reciprok. Derisa dikush na zgjedh si mik e koleg, në rastin konkret si Kryetar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e ka një arsye pasi beson në  ndershmërinë, punën dhe kontributin tim, njerëzor, intelektual, krijues e qytetar. Të respektosh do të thotë të bashkëjetosh me mendimin tuaj, të dëgjosh pa paragjykuar, dhe ta pranojmë njëri-tjetrin kundrejt besimit e respektit, vlerë thelbësore në angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin mes vedit. 
Me respekt e dashuri,
Sinqerisht, i juaji
Mëhill Velaj

4 Responses to “U zgjodh kryesia e re e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”

Read below or add a comment...

  1. Çlirim Hoxha says:

    Urime zoti Mëhill Velaj dhe suksese në drejtimin e shoqatës tuaj.
    Ju përshëndes nga Vlora.

  2. PJP says:

    Urime i dashur Mehill, pac shendet dhe sukses ne ekte detyre fisnike e shoqerore. Sinqerisht pJp

    • Favenido says:

      Pershendesim redaksin e gazettes ILLYRIA!
      Pershendesim shoqates e shrimtarve Shqiptarolpp-Americane
      I nderuari,Mr Mehill.
      Kryetarvib’shoqates shkrimtarve shqiptaro-Amejuve
      EJoni nje caktivistshum I aftevper amyivitet e zhvilluaUnUnd disponoj name arkiv te Vogel dh biblotek te Vogel.
      Need to 40-50 libra ja te bothers ne diaspora .romane,tregime historike shkencore piblicistike NBA
      gazetare,shkrimtare poet shqiptar Americans Nga
      Prof dr Samir Repishti PhD. 10,,pro..Rexhep Dedushaj 10,,”shenime historike”….,
      Prof .dr. Namik shehu autof,&bashkautor
      bashksbortia shume e ndefhfa dhe respektute &5:
      Dr..Naim Dedushaj pejaprof dr Sender KO’dra
      abdi F&Miri Micah , Prof Pjorter Necaj
      ing .Agr. Murat Gjonbalaj Prof Nevis Nike ,publicistvDaut Docs
      bashkautor ”sh .p..kosov”..pprof Murata Gecaj
      author. Pal Necaj,,dr Agim Nez author,,ing Genc Leka,,ing. Liri Shkupi,Ekon ing
      Gzim Necaj,ing econ. Menmet Doci redaktore pedagogy
      eta ,mirskulptor poet Nexhat Imeri,prof Nuri Llazani,Anita k.filan
      LshqvPri president alb Ame inch Esad Fizai vSanie Celaj d,etj etj
      Publicist ana’ist Idriz lama.Mark p.Nika Arthor’.prof I.Dedushaj( Hobbadalli)
      Nga shqiperia Libra dhurura NgA proof. Dr Prtrit Nuredin Mala

      Prof dr. Ndue&Gaz & Gjoka,,prof. dr.Hektof Cocoli,,sttudjues ,historian Ibrahim Kadi m
      mMalaj ,studjiues dr.Nufefin& Xhevdet Selim Malaj hulumtjse
      !,Ram,iz lushaj., po,ptof dr Robeft Butler,dr Nora Sul-instituti Internacioal Logivit Nes York
      General lejtnant Rrahman Parllaku ”hero I populit”, ”Nderi Kombite”,
      Politikane zonja e forte qe I resistoi diktatures Ms Lir Beqir Belishove
      librin e vajzes saj Dita Como ”drit Nga hummera’.’ author Hall Bcoapapaj,
      publicist autor Niko Nishku&dr Maxhun Nimani etj et Libra shkencore
      fjalor dhe enciklopedi
      Mundet te ken harruar ndonje,por e kame bibloteken e Vogel e
      nuke mundem
      ti kontrolloje nje per nje
      Por sidoqofte bibloteke e kam lather ne shqiperri me Libra nga fusha te ndyshme:
      ne e gjuhe hubsleterdib shqiptar e boterore nje raft I madhe biblotek
      Edhe shume artikuj e kujtime firmisura e vulosura te cialat Kane

      Humbur pa asnje gjurm nga nje ”aksident”(po e quajm ?) spastrime
      df .Adem Hatxhi
      Se bashk me disa albums fotografi babjte e documente
      me Ka Rati te punoj ne hapjen e arkivit pare te rrethit

      tropojes ne vitinte gkashtdhjet documents vjetrq gjith
      pluhur e lageshti,qe NgA 1912 der 65.
      Dissi nuke lexoheshin
      Fatkeqesi te tusjtura kea.
      Ne arkivinb e shtetitvshqip.
      ndryshonte pune vetem qe kishte
      nderhyrjeJulioyoj Qe dikumente
      Kane shume rendesi.E shkruera
      qendronKonkretisht
      Tagjedia ne paris notre dam tjone do riparohet”echo riparohet
      Por nje document I Hamburg,i djehur.,nuk mund zebendsohet..
      Pranda them respect te
      madh te shkrimtaret e gazetare.Ka
      disa qe per te tragjedizuare nje
      ngjarje thone e ka ber x h e ne
      fkte x.y ne ate kohe nuke ka wend ateö
      Herron qe ka theme ndryshe pray
      korrekton veteveten.
      Gazersrvi lexij e komentoj shkruaj ne kompjutere,
      Katy TV ti sjell lajmet ne shtepi due gazette,
      TV e gazetat bejn. e nje pund te madhe.
      Ne diaspora jane me shume se ne shqiperive Kosovo .
      Ne at dhe Mbyten nga politics e dites e bissnesi.?

  3. peter says:

    Ket nuk pefshihet (veprat)Libra e Prof. Sellm Ram Matoshl
    Te cilat Jane obr eshte beer me metoda shkecre:

    KUSH??
    Kure?
    Psenc’?
    Ku ??ETJ..
    Per mirkuptim etjemigrant
    Me.Peter

Comment

*