U zhvillua Edicioni i Dytë – Java Modës Shqiptare në New York

Më shumë se 200 shikues, shumica tyre të rinjë e të reja shqiptar dhe amerikan, student nga shkollat e modës, ndoqën me shumë vëmendje në qëndren e famshme të kulturës Kaufman Astoria Studios,

 

Beqir Sina

Java e Modës Shqiptare (26 Mars 2017), Edicioni i Dytë, u rikthye sërish këtë vit në një tjetër mjedis të famshëm, të New Yorkut, me një tjetër paraqitje të bukur në fushën e modës, duke na sjellë agjensi të reja, me modelet më të fundit të Modës 2017, me veshje nga disenjatorët nga Prishtina, dhe Tirana.

Mbrëmë, më shumë se 200 shikues, shumica tyre të rinjë e të reja shqiptar dhe amerikan, student nga shkollat e modës, ndoqën me shumë vëmendje në qëndren e famshme të kulturës Kaufman Astoria Studios, e cila, është një kompleks masiv i artit dhe kuturës në qytetin e Queensit, lagjia Astoria të New Yorkut, hapur që në vitin 1920, sifilatën më të madhe të modës dhe të modelisteve shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Ky është viti i dytë , që artistja Mrika Krasniqi, organizon me Agjensine e Modës Shqiptare (Albanian Fashion Agency) që ka themeluar në New York.

Aktiviteti u mbyll mbrëmë, me natën e tapetit të kuq dhe mbrëmjen gala të Albanian Fashion Show, ku në mesin e pjesëmarrësve ishin dy perfaqesueset e dy shteteve tona Ambasadoria Besiana Kadare , nga Missioni i Shqipërisë në OKB, dhe Ambasadorja Tetuta Sahatqia, Konsulle Pergjithshme e Kosoves ne New York.Mernin pjesë edhe gazetarë, top modele, personalitete te kultures dhe artit, veprimtarë te njohur dhe figura nga komuniteti i artisteve shqiptare zonen e Tri-Shteshit.

“Këtë vit Java e Modës Shqiptare ishte madhështore dhe një mbrëmje artistike e paharruar. Kishim shumë dizajnerë, të cilët ishin pjesë të programit dhe vendi ku u zhvillua sfilata e dytë, është një sallë prestigjoze, është shumë luksoz dhe i bukur. Intersimi i madh i kësaj sfilate, e vetmja shqiptare ne fushen e modes, ka nisur qysh vitin e kaluar, dhe është dëshmuar se interesi për të përcjellë nga afër punën e disajnerëve shqiptarë, ka qenë shumë i madh. Ne kishim sot mbi 200 vetë në sallë, të cilët e pëlqyen pa masë këtë mënyrë të prezantimit të veshjeve të krijuar nga disajnerë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, ku nuk munguan edhe surprizat dhe argëtimet që kishim përgatitur enkas për shqiptarët e Amerikës,” tha Mrika Krasniqi, organizatorja e AlbFashion Show, për Zërin e Amerikës.

“Ndjehem krenare, që arti shqiptar dhe talentet shqiptare prezantohen në Amerikë, duke sjellë kështu një pjesë të bukur të kulturës tonë, të përfaqësuar nga treva të ndryshme shqiptare. Këtë edicion ishim përqendruar kryesisht te kompanitë shqiptare dhe amerikane, të cilat potencialisht bëjnë blerje të koleksioneve të disajnereve europianë.” shtoi Krasniqi.

Disa nga dizajnerët e famshëm të edicionit të dytë të Javës së Modës Shqiptare në New York ishin : Ardi Asllani, Flora Select, Kadrije Brestofci, Jehona Bunjaku, Dashurie Elshani, Dona Fashion, Aferdita Delaj & Aida Selimi, etj.

Ndërkohë që Supermodele të mirnjohura shqiptare, nga New Yorku , Tirana dhe Prishtina, si dhe top-modele amerikane, prezantuan kreacionet e artistëve të njohur shqiptarë nga treva të ndryshme, në fustanet e vajzave promovuan edhe qytetet antike, si Berati dhe Butrinti, por edhe punime nga stilistë të rinj, bizhuteri, veshje popullore dhe punime artizanale.

Java e Modës Shqiptare në New York, u moderua nga artisti kosovar Lulzim Bucolli, nderkohe qe mbrëmjen e beri edhe interesante dhe prezenca e disa yjeve dhe VIP-ave. Një nga të ftuarit special të shfaqes ishte dhe kërcimtarja e talentuar Etrita Abdullahu, e trupes se Baletit te Prishtines, e cila performojë një vallzim klasik të baletit, dhe Grupi i fëmijëve te Nju Jorkut perfomoje me veshjet e sesionit 2017.

Për grimin e modeleve u kujdesen: grimerja e suksesshme Shqipe Namani, “NamaniBeauty” bashkë me ekipin e saj, Shqipe Gocaj & Besiana Hoti; si dhe stilisti i mirë – njohur shqiptarë në SHBA, nga “Noli Hairsalone” stilisti Nazim Salihu, bashkë me ekipin e tij.

Në mbrëmjen gala të 26 marsit ndanë disa dhurata nga kompanija BYOB Hair Care. Ndërsa Biletat për udhëtime me hotel të paguar, dhe drekimet në disa lokalet shqiptare të New Yorkut ishin të kompanive sponsorizuese,njera prej tyre ishte Famous Famgila Pizza, dhe EventBrite(www.albanianfashionagency.com).

Përveç Javës së Modës Shqitare, regjizorja dhe producentja e njohur Mrika Krasniqi dhe Nil Production zhvillon edicionin e 6-të të Festivalit të Filmit Shqiptar në New York prej datës 26 deri më 29 maj, 2017

Comment

*