Udhëheqësi i përmbysur i Katalonjës dorëzohet në Bruksel

Bruksel, 5 nëntor 2017 – Udhëheqësi i përmbysur i Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe katër ish-ministra u dorëzuan të dielën në Bruksel, pasi Spanja lëshoi urdhër arrest ndërkombëtar për ta.

Zoti Puigdemont kishte thënë të shtunën se do të bashkëpunonte me zyrtarët në Bruksel.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me drejtësinë belge, pas urdhrit evropian të arrestit, që ka lëshuar Spanja”, ka shkruar ai në Twitter.

Një gjykatëse spanjole lëshoi fletarrest për zotin Puigdemont, një ditë pasi mori vendim për burgosjen e nëntë anëtarëve të qeverisë separatiste të Katalonjës, në pritje të akuzave për shpalljen e pavarësisë, javën e kaluar.

Një person më pas u la i lirë me kusht, raporton REL. (r.m.)

Comment

*