UEFA e dënon për racizëm Partizanin e Beogradit

Bazel (Zvicër), 12 gusht 2019 – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka ndëshkuar ekipin “Partizani” të Beogradit për manifestimin e racizmit në ndeshjen e zhvilluar javën e kaluar në kuadës të Ligës së Evropës.

“Partizani” do t’i zhvillojë pa praninë e publikugt dy ndeshjet e radhës në garën e UEFA-s, për shkak të manifestimeve raciste të tifozëve të tij në ndeshjen kundër klubit turk “Malatyaspor”.

Po për shkak të manifestimeve raciste në stadium, UEFA e ka dënuar edhe klubin “Lokomotiva” të Plovdivit të Bullgarisë.

Ekipi bullgar do të luajë ndeshjen e radhës në stadium gjysmë të hapur, për shkak të ma nifestimit racist në ndeshjen kundër ekipit francez “Strasbourg”.

UEFA e ka urdhëruar ekipin “Lokomotiva” që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten. (r.m.)

Comment

*