UEFA harron armiqësinë serbe për shqiptarët: Skënderbeu-Partizan Beograd

Në Monako, UEFA hodhi shortin e grupeve të Ligës së Europës

Denion Ndrenika

Skënderbeu i Korçës do të përballet me serbët e Partizanit të Beogradit, Dinamon e Kievit të Ukrainës dhe Jang Bojsin e Zvicrës në grupin “B” të Ligës së Europës.

Habitshëm UEFA nuk kujtoi ngjarjet e dhunshme, thirrjet genociadiale “vritini shqiptarët”, armiqësinë e serbëve në kundër shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veçanërisht ngjarjet e rënda të 14 tetorit 2014 kur në Beograd u dhunua Kombëtarja e Shqiptarëve.

Në Monako, UEFA hodhi shortin e grupeve të Ligës së Europës, ku përjashtoi përballjet mes rusëve dhe ukrainasve, por jo mes shqiptarëve dhe serbëve.

Korçarët u kualifikuan për në fazën grupore pasi kaluan katër raunde, të fundit mbrëmë kundër Dinamos kroate të Zagrebit.

Comment

*