UEFA shkruan për Kosovën

Nion, 19 janar 2017 – Federata evropiane e futbollit, UEFA, ka shkruar sot për futbollin kosovar.

Webfaqja “UEFA.com” ka shkruar rreth debutimit të Kosovës në parakualifikimet për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në vitin 2019, në Francë.

“Kosova do të luajë për herë të parë në ndeshje zyrtare. Debutuesja Kosova do ta bëjë një udhëtim të shkurtër në Shqipëri, ku do të mbahet faza parakualifikuese e Grupit 2, në muajin prill”, shkruan UEFA.

Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë grup marrin pjesë edhe Greqia e Malta. /Zëri/

 

2 Responses to “UEFA shkruan për Kosovën”

Read below or add a comment...

  1. Jeton says:

    ” parakualifikimet për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në vitin 2019, në Francë.”

    Këto janë fjalët e juaja mos e keni gabi.?????

    • Ruben Avxhiu says:

      Eshte Kampionati Botëror për Femra, po nuk është sqaruar në lajm.

Comment

*