UEFA shtyn për në vitin 2021 Kampionatin Europian

Euro 2020 ishte planifikuar të zhvillohej në tërë kontitentin për herë të parë me një format të këtillë që nga themelimi ndërmjet datave 12 qershor-12 korrik

Knid Ndrenika

UEFA i dha fund një periudhe shqetësuese të vendimmarrjes për zhvillimin e veprimtarive ndërkombëtare duke shtryrë për në vitin 2021 Kampionatin Europian.

Vendimi u mor në takimin me videokonferenecë të zhvilluar nga UEFA me të 55 shoqatat anëtare pasi Koronavirusi u përhap rrezikshëm shoqëruar me mijëra të viktima.

UEFA kishte marrë nga anëtarët kërkesa për ta shtyrë EURO 2000 në vitin e ardhshëm duke u kujtuar se të paktën 300 milionë euro mund të humbeshin.

Euro 2020 ishte planifikuar të zhvillohej në tërë kontitentin për herë të parë me një format të këtillë që nga themelimi ndërmjet datave 12 qershor-12 korrik.

Shtyrja u vendos pasi kampionatet kombëtarë janë ndërprerë dhe ende nuk ka vendim të qartë për shkak të Koronavirusit se kur do të fillojnë dhe u është lënë kohë që të kryhen deri në fund të qershorit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka uroi që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të kthehet jeta normale.

“Situata duhet të ndiqet hap pas hapi, dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Mbështes plotësisht propozimet e sotme ,dhe do të bëjmë maksimumin për t’i realizuar ato” -tha Duka, njëherazi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

FSHF publikoi vendimet e marra përmes kësaj video-konference, përfshi krijimin e një grupi të posaçëm pune për të rakorduar kalendarët e rinj.

Po ashtu në takim u theksua se UEFA po punon intensivisht për të pasur skenarë në çdo situatë të mundshme që mund të përballet Europa.

Lidhur me ndeshjet kombëtare:

• Shtyrja e EURO 2020 për në muajt qershor-korrik 2021 (11 Qershor- 11 Korrik 2021);

• Ndeshjet ndërkombëtare të marsit shtyhen për në dritaren ndërkombëtare të qershorit 2020;

• Ri-skedulohen ndeshjet e kualifikimeve europiane (që ishin planifikuar për në qershor 2021);

• Do të ndryshojnë datat e kompeticioneve të tjera që ishin planifikuar mes muajve qershor-korrik 2021 si UEFA Nation League Finale / EURO U21 / Europiani i femrave;

• Lojtarët do të lejohen nga klubet të marrin pjesë në ndeshjet kombëtare bazuar në ri-skedulimet e reja.

Lidhur me ndeshjet e klubeve:

• Përpjekje maksimale nga të gjitha garat vendore dhe europiane të klubeve që të mbyllin sezonin më 30 qershor 2020;

• Limitim i hapësirave përgjatë javëve në mënyrë që të mund të përdoren nga ligat kombëtare si dhe UEFA;

• Gjetja e një zgjidhjeje dhe adaptimi të mundshëm për kualifikueset e kompeticioneve të UEFA-s për klubet për sezonin 2020/21 pas përfundimit të ligave dhe sezonit European më 30 qershor të këtij viti.

Federata e Futbollit, ishte ndër të parat në Europë që mbylli dyert e stadiumeve e më pas pezulloi të gjitha garat, si një masë ekstreme por e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Comment

*