Ujëvara e Niagarës ndriçohet me ngjyrat e flamurit shqiptar

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, ka botuar në llogarinë e tij në “Facebook”, pamjet ku tregon se Ujëvara e Niagarës, mbrëmjen e 28 Nëntorit, ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

Muça shkruan në postimin e tij se simboli i vendit mori ngjyrat kuqezi në nderim dhe respekt të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë se edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, por nuk tregon se e kujt ishte kjo ide apo nismë.

Ky është edhe postimi i plotë i ambasdorit Muça, “Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!”

(Beqir Sina)

Comment

*