Ukë Rugova e Dardan Gashi do të jenë pjesë e qeverisë së Haradinajt

Prishtinë, 4 shtator 2017 – Në qeverinë e koalicionit mes Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe koalicionit Pan (PDK-AAK-NISMA0, do të ketë vende edhe për Ukë Rugovën dhe Dardan Gashin.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me AKR-në.

Veseli ka thënë se këtij koalicioni do t’i bashkohet edhe një listë, të cilën ai e ka quajtur “Lista Rugova”.

“Fuqizimi i shtetit dhe sovranitetit tonë do të jenë prioritetet tona. Ky është implementimi i votës së 11 qershorit. Brenda ditësh [do të formohen institucioneve v.j], tani jemi me partnerët e koalicionit të gjithë bashkarisht. Është mandatari i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, z. Limaj, edhe presidenti Pacolli. I kemi edhe partnerët e tjerë nga komunitetet dhe e kemi partneritetin tonë me kolegët nga Lista Rugova”, ka thënë Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes, citon Inasjderi.com.

Veseli ka thënë se kjo marrëveshje për koalicion “u shërben qytetarëve të Kosovës”.

“Është një marrëveshje për qytetarët e Kosovës për orientimin tonë perëndimor dhe përspektivën e punësimit për të rinjtë tanë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tonë. Ky koalicion është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të punojmë bashkërisht”, ka thënë kryetari i PDK-së. (r.m.)

Comment

*