Un.Maastricht: Dr.Prifti të mbrojë PhD për pacientët e transplantuar me organe solide të prekur nga COVID-19

Dr.Edvin Prifti e njoftoi komunikimin në profilin e tij në facebook:

Kontributi shkencor ka gjithmone nje rezultante e cila pervec rezultatit shkencor ka ne perberje edhe mirenjohjen institucionale.

Pas nje sere bashkepunimesh dhe protokollit te fundit ne lidhje me pacientet e transplantuar me organe solide te cilet rezultojne me Covid19, nje projekt i cili iu propozua universitetit te Maastricht, po i njejti universitet me nderon mua personalisht por edhe ne menyre indirekte Fakultetin e Mjeksise se Tiranes duke me kerkuar mbrojtjen e nje PhD prane ketij universiteti te mirenjohur.

Prof. Gelsomino, drejtori i departamentit te kardiokirurgjise, nje nga kerkuesit shkencor ne nivel planetar.

Sigurisht qe kjo do te jete nje PhD e dyte per mua te cilen e pranova me shume deshire, packa phd, master ne itali dhe studimeve postdoktorale ne Kanada dhe SHBA te meparshme.

Nuk ka moshe dhe stade per kerkimin shkencor!

Me vjen shume mire per vleresimin dhe me vjen keq per institucionet tona qe nuk diten kurre te bejne vleresime ekuivalente.

Uroj qe me brezat e tjere gjerat te ndryshojne!

Comment

*