Unioni Evropian i Xhudos sjell momente nga triumfi i Akil Gjakovës

Unioni Evropian i Xhudos e ka publikuar në faqen e vet zyrtare në Facbook një video me momentet kulminante të triumfit të xhudistit kosovar Akil Gjakova në Kampionatin Evropian të Xhudos U-23.

Akil Gjakova e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 të shtunën, në Gyor të Hungarisë.

Në duelin final në kategorinë deri në 73 kilogramë,  Gjakova e mposhti me Ippon xhudistin e Azerbajxhanit Rufat Mamadov.

Paraprakisht, Akili i shënoi edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në raundin e dytë ai e mundi serbin Filip Jovanoviq, në të tretin e mposhti holandezin Roy Schipper, kurse në çerekfinale e mundit  italianin Gabriele Sulli.

Në duelin gjysmëfinal, Gjakova shënoi fitore maestrale me Ippon ndaj xhudistit rumun Marcel Cercea. (r.m.)

VIDEO

 

Comment

*