Universiteti “Luarasi”: “Honoris Causa” kryetarit të “Vatrës”, Elmi Berisha

Universiteti “Luarasi” i ka dhënë titullin “Honoris Causa” kryetarit të shoqatës shqiptare “Vatra” në SHBA, Elmi Berisha.

 

Teksa vlerësoi përpjekjet e mëdha të Berishës dhe “Vatrës” për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në SHBA, e kudo në botë, Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka, dha lajmin se Elmi Berisha ka pranuar të jetë pedagog i jashtë i këtij universiteti.

“Z. Berisha ka punuar për vite me radhë dhe ka qenë përfaqësues si këshilltar për Ballkanin. Karriera e tij në SHBA është fantastike. I larguar nga Kosova në moshë madhore, arrin të bëj një karrierë të shkëlqyer dhe të prezantohet si aktivist në SHBA. Të gjithë e njohin “Vatrën” e famshme në SHBA, që ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shqiptarëve jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën.

Ka mbrojtur interesat e shqiptarëve në momente tragjike të kombit tonë, veçanërisht kur Shqipëria rrezikonte të copëtohej. Në SHBA ka pasur shoqata të ndryshme, por mungonte koordinimi dhe kjo është ajo mendja e ndritur e Fan Nolit, Konicës, etj, që formuan “Vatrën” më 1912, që nuk ka reshtur së punuari deri më sot. Vazhdon të punojë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, për të mbrojtur Shqipërinë.

Para disa muajsh pata fatin të shkëmbeja disa email-e me Berishën, sepse dëshira jonë ishte që ai të ishte pedagog i jashtëm në Universitetin tonë. Ai e ka pranuar këtë ftesë dhe ky është një shans i madh për Universitetin tonë, për ta çuar atë përpara. Ne duam t’i forcojmë marrëdhëniet me universitetet ndërkombëtare”, tha Ruka. (Gazeta “Panorama”)

Comment

*