Urim fëmijëve shqiptarë për festën e Ujit te Bekuar

Julika Prifti

Ne vitet 70, kur une isha ende femije, ne Shqiperi nuk kishte institucione fetare. Feja quhej “opium per popullin” dhe praktimi i saj ishte ndaluar me ligje te rrepta. Mua dhe shoqeve te mia, qe kishin televizion, na pelqente te shihnim stacionet televizive italiane, sidomos ne daten 6 janar, kur ne ekran shikonim Befanen ( emri i te ciles vinte nga greqishtja Epifania). Ajo ngjante me shtrigat e perrallave tona. Ishte nje plake e shemtuar, me hunde te madhe, me floke te pakrehura qe i dilnin pa rregull nga shamia qe mbante ne koke. E veshur keq, me rroba me te shumten e heres te zeza, ajo fluturonte mbi nje bisht fsheseje te gjate. Ne kurriz kishte nje thes te mbushur me embelsira e lodra te vogla qe i linte ne corapet e varura ne oxhak per femijet qe ishin sjelle mire. Per ata qe nuk kishin degjuar prinderit e ishin sjelle keq ajo sillte copa qymyri ose akulli.
Mua me mahniste Befana sepse megjithese ishte si shtrige nga paraqitja ajo kishte zemer te mire e nuk ishte e rrezikshme. Keshtu qe frika ime nga shtrigat pakesoj. Plakat e shemtuara, qe disa i quanin shtriga, une i shikoja si Befana. Pastaj ishte dhe fakti qe ajo fluturonte mbi nje fshese. Ne ate kohe te gjitha shtepine kishin nga nje fshese. Keshtu qe nje fluturim si i Befanes ishte i mundshem. Nuk duhej aeroplan, helikopter apo bilete per te shkuar nga nje vend ne tjetrin, qe per shqipetaret e periudhes hoxhiste ishte nje ender e paenderrueshme. Fshesa ishte edhe me e lehte se qilimi fluturues se ajo zinte pak vend e kushtonte pak para. Une shpesh here e imagjinoja veten duke fluturuar mbi fshesen magjike.
Vite me vone lexova poezine e Gianni Rodarit ‘La Befana di Capodanno” dhe e mesova permendesh. E sjell nder mend edhe sot qe vitet e femijerise i kam lene pas prej dekadash. Mesazhi i saj nuk njeh moshe. Shresoj se perkthimi ne shqip do te jete i lehte per tu mesuar permendesh e per te qendruar ne kujtese per nje kohe te gjate ose pse jo, pergjithnje.

 

Zana e Vitit te Ri
 
Zanë, zanë, dëgjomë mirë
Potësomë të lutem çdo dëshirë.
Dua dita të jetë pa natë.
Dua deti të jetë pa dallgë.
Dua janar të ngrohtë,
Korrik pa lagështi.
Marsin e dua pa asnjë pikë shi.
Dua buka gjithnjë të rrijë e freskët.
Dua qiparisat të prezantojnë jetën.
Dua të jenë miq macet e qenat,
Të rrjedhin qumësht kur hapen çezmat.
Në kërkoj shumë mos më jep gjë.
Veç nje fytyre të qeshur ta kem përgjithnjë.

Comment

*