Ursula Von der Leyen prezantoi përbërjern e Komisionit Evropian

Bruksel, 10 shtator 2019 – Presidentja e ardhshme Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paraqiti  sot përbërjen e kabinetit të saj, në të cilin do të ketë më shumë femra se kurrë më parë. Megjithatë, ajo nuk e arriti për pak objektivin që  Komisioni Evropian të përbëhej nga 50 për qind femra.

“Sot prezantoj një ekip të ekuilibruar mirë që bashkon kompetencën dhe përvojën, një komitet që do punojë me vendosmëri”, tha ajo.

“Unë dua një komitet që të jetë fleksibël, modern dhe i shkathët”, theksoi der Leyen.

Komisioni Evropian mund të krahasohet me një qeveri. Çdo anëtar është përgjegjës për një dikaster të caktuar. Zakonisht, çdo shteti anëtar të BE-së i jepet një post. Prandaj, gjermania Ursula von der Leyen duhet t’i kushtonte vëmendje, përveç kompetencës profesionale, edhe ruajtjes së barazisë gjinore të premtuar, edhe caktimit të nga një komisioneri nga çdo vend.

Në kabinetin e der Leyen do të jenë 12 femra dhe 14 meshkuj.

Komisioni Evropian do të ketë këtë përbërje:

Presidente e Komisionit Evropian: Ursula von der Leyen

Nënkryetar Ekzekutiv me përgjegjësi për klimën: Frans Timmermans

Nënkryetare dhe Komisionere për Konkurrencën dhe Dixhzimiitalin: Margrethe Vestager

Nënkryetar Ekzekutiv për Ekonominë: Valdis Dombrovskis

Nënkryetare e vlerave dhe transparencës: Vera Jourova

Nënkryetar i sigurisë me përgjegjësi për imigracionin: Margaritis Schinas

Zëvendës-Presidente për demokracitë dhe demografinë: Dubravka Shuica

Nënkryetar dhe Komisioner për Marrëdhënie Ndërinstitucionale: Marosh Shefçoviç

Komisionere eTregut të Brendshëm, Industrisë dhe Mbrojtjes: Sylvie Goulard

Komisioner për Çështje Ekonomike: Paolo Gentiloni

Komisioner për Punë: Nicolas Schmit

Komisionere e Transportit: Rovana Plumb

Komisionere për Barazi Gjinore: Helena Dalli

Komisioner i Tregtisë: Phil Hogan

Komisioner i Bujqësisë: Janusz Wojciechowski

Komisioner për Drejtësi: Didier Reynders

Komisioner për mjedisin dhe oqeanet: Virginijus Sinkevicius

Komisioner i Energjisë: Kadri Simson

Komisionere e Shëndetit: Stella Kyriakides

Komisioner i Zgjerimit: László Trócsányi

Komisioner për Buxhet dhe Administrim: Johannes Hahn

Komisionere për Punë të Brendshme: Ylva Johansson

Komisionere për Inovacion dhe Rini: Mariya Gabriel

Komisionere për kohezionin dhe reformën: Elisa Ferreira

Komisionere për partneritete ndërkombëtare: Jutta Urpilainen

Komisioner për Menaxhimin e Krizave: Janez Lenarçiç

Përfaqësues i Lartë për Punë të Jashtme: Josep Borrell

Fjalën e fundit për të përzgjedhurit e zonjës der Leyen duhet ta japë Parlamenti Evropian, ku ka ende rezerva në lidhje me disa kandidatë, si për shembull për kandidatët nga Hungaria, nga Polonia dhe nga Rumania.

Ish-ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi, është kritikuar për përfshirjen e tij në reformën juridike të diskutueshme. Kundër polakut Janusz Wojciechowski po zhvillon hetime Agjensia Evropiane kundër mashtrimit, për shkak të shpenzimeve të pasakta të udhëtimeve. Rumunia Rovana Plumb akuzohet për korrupsion.

(r.m.)

Comment

*