Ushtarja e Britanisë synon medalje për Kosovën

Prishtinë, 25 mars 2018 – Leonora Brajshori është duke i bërë përgatitjet e fundit për ta përfaqësuar Kosovën në Kampionat Evropian të peshëngritjes, që fillon të hënën, ë Bukuresht të Rumanisë, shkruan Koha Ditore.

Peshëngritja është sport fare i ri në Kosovë. Federata është formuar në vitin 2008 dhe sporti ende po tenton të shtrijë rrënjët në vend.

Deri më tash Kosovën e kanë prezantuar në gara ndërkombëtare vetëm peshëngritës, të cilët nuk kanë pasur ndonjë sukses.

Tani Kosova e ka edhe një peshëngritëse, e cila ka ëndrra e synime të prekë nivele të larta.

Brajshori, që jeton në Angli, më 8 mars ka fituar të drejtën që të garojë për Kosovën në peshëngritje, shkruan “Koha Ditore”. (r.m.)

Comment

*