Vajzat shqiptare “rrihen” mes vetes: Shqipëria mposht Kosovën

Kombëtarja shqiptare U-19 e volejbollit për vajza ka arritur sot pasdite fitoren e parë në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, që po zhvillohet në Bosnjë-Herzegovinë.
Vajzat kuqezi fituan 3-2 ndaj motrave nga Kosova pas më shumë se 2 orësh lojë, në një ndeshje dramatike dhe tejet emocionuese, në të pesta setet.
Madje seti final ishte një maratonë e vërtetë, që zgjati sa një set normal.
Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje të bukur dhe ishte vërtet kënaqësi të shihje në parket këto dy ekipe, që na dhuruan edhe një foto të përbashkët.
Federata Shqiptare e Volejbollit i përshëndet të dyja skuadrat për impenjimin e treguar në fushë, duke ju uruar suksese në të ardhmen.
Nesër, Shqipëria do të luajë ndaj Rumanisë për vendet 5-6 të Ballkaniadës. Shqipëri – Kosovë, 3-2 (25-19, 25-16, 22-25, 23-25, 24-22.
Nderim Goci

Comment

*