Vaksina e parë kundër koronavirusit ofron mbrojtje për mbi 90% të vaksinuarve

Nju Jork, 9 nëntor 2020 – Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake.

Zhvilluesit e vaksinës – kompania amerikane “Pfizer” dhe ajo gjermane “BioNTech” – thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Vaksina e tyre është testuar në 43.500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë.

Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit.

Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate.

Ajo përdor një qasje plotësisht eksperimentale – që përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit – për ta trajnuar sistemin imunitar.

Do të duhen dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh, dhe, sipas kompanive farmaceutike, njerëzit do të jenë të mbrojtur një javë pas dozës së dytë.

Vaksina është testuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi.

“Pfizer” beson se do të jetë në gjendje të sigurojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard deri në fund të vitit 2021. (REL)

Comment

*