Vashat kuq e zi rrahën Greqinë 2-1 dhe kaluan në raundin tjetër të Botërorit

Nga minuta e 50-të, greket luajtën me dhjetë lojtare, pas daljes me të kuqe të Gkatsou, e cila shkaktoi penalltin e humbura mandej nga Velaj, që e shleu “gabimin” me golin e çasteve të fundit

Alfred Lleshi, Telesport

Shqipëri-Greqi  2-1 Golat: Doci 16’, Velaj 90’ / Nati 18’

Shqipëria në futboll për femra ka shfrytëzuar një mundësi të artë për t’u kualifikuar më tej në raundet kualifikuese të “Women’s World Cup”, në Grupin 2.

Kjo për shkak se ka luajtur mjaft mirë, ka pasur përballë një kundërshtar me dhjetë veta për 40 minuta, ka shpërdoruar edhe një penallti në minutën e 50-të, ka kaluar e para në epërsi.

Pavarësisht të gjithë këtyre “favoreve”, vajzat tona kuqezi, të drejtuara nga Armir Grima, për pak kanë dështuar.

Deri në minutën e 90-të kanë qenë në barazim 1-1, çka lejonte Greqinë të kualifikohej, por në limitin e kohës së rregullt, Velaj ka shënuar golin e fitores dhe të lumturisë së pamatë kuqezi.

Kësisoji, ajo ka bërë autokritikë për penalltinë e shpërdoruar, duke iu dhënë kualifikimin vajzave tona.

Minuta e 50-të duhej të ishte kruciale, kur Velaj humbi penalltinë, por e tillë rezultoi minuta e 90-të, kur e njëjta lojtare ndëshkoi helenet, ndërsa ato kishin filluar të festonin para kohe kualifikimin.

Nga minuta e 50-të, greket luajtën me dhjetë lojtare, pas daljes me të kuqe të Gkatsou, e cila shkaktoi penalltinë.

Shqipëria luajti me këtë formacion në këtë ndeshje: Zani, Proto (Jashari 80′), Rrahmani, Bajraktari, Morina, Velaj, Hashani, Gjini, Franja, Krasniqi (Memedov 87′), Doci.

Comment

*