Vasil Bedinaj me 1.000 aktivistë përsëri kundër Ramës në Vlorë

Deputeti Flamur Çelaj ka tërhequr vëmendjen për gjendjen, në të cilën është qyteti i Vlorës

Një prej organizmave më të njohur të Shoqërisë civile në qytetin e Vlorës, Lëvizja “Për Vlorën” i është bashkuar LSI.

Kjo lëvizje është bërë publike nga një prej drejtuesve të saj, Vasil Bedinaj. Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm Petrit Vasili, Shezai Rrokaj, Flamur Çelaj, Vasil Bedinaj dhe një prej drejtuesve të Shoqërise Civile, Ervin Sota.

Bedinaj është shprehur se arsyeja e kalimit të Shoqërisë Civile pranë LSI është sepse qytetarëve po i sos durimi.

Madje me nota ironike, ai ka shtuar: “Në qytet nuk kanë ngelur më njerëz me emrin Durim”. Bedinaj është shprehur se ky vendim i rëndësishëm ka ardhur, pasi kanë parë braktisjen e qytetit dhe lënien e tij në mëshirë të fatit nga ata që e kanë drejtuar.

Profesor Shezai Rrokaj, i cili është edhe i deleguari i LSI në qytetin e Vlorës, ka folur me nota të ashpra mbi situatën aktuale në qytetin e Vlorës.

Ai ka pohuar se Vlora nuk ka marrë vëmendjen e duhur që i takon, duke nisur nga infrastruktura, ku rrugët e qytetit janë si ato të Kandahar dhe deri te deti ku Vlora ndryshe nga Durrësi nuk ka as port turistik dhe as tregtar.

Rrokaj ka shtuar se pa paragjykuar tenderimet, asnjë prej firmave që punojnë aktualisht nuk janë nga Vlora, madje as punonjësit nuk janë nga ky qytet, ndërsa mbi 2000 mjete që kanë qenë në punë për ndërtimin e rrugës së kombit sot rrinë pa punë.

Sa i përket afrimit të shoqërisë civile te LSI, Rrokaj është shprehur se politika ka nevojë për integrimin e duhur nga Shoqëria civile dhe veçanërisht në Vlorë, i cili ka një nevojë shumë të madhe për t’u dëgjuar.

Nga ana tjetër, ministri Vasili ka vlerësuar afrimin e Shoqërisë civile në qytetin e Vlorës, ku është shprehur se qytetarët e këtij qyteti meritojnë vëmendje të madhe.

Deputeti Flamur Çelaj ka tërhequr edhe ai vëmendjen për gjendjen në të cilën është qyteti i Vlorës.

Sipas tij, ka shumë probleme thelbësore, të cilat kanë nevojë emergjente për t’i dhënë zgjidhje, ku ai e ka ngritur zërin në parlament dhe do vazhdojë ta bëj, duke përmendur këtu dhe rastin e problemit të naftëtarëve ne Gorrisht.

Çelaj ka vleresuar rolin e Shoqërisë civile në politike, ku midis tyre dhe drejtuesit e lëvizjes të shoqërisë civile, Vasil Bedinaj, ku sipas tij, interesi i vetëm është ai i qytetarëve dhe zgjidhja e problemeve që ata kanë.

www.360grade.al

Comment

*