Vasili: Paketa e drejtësisë nuk do miratohej pa votat tona

Tiranë, 6 janar 2018 – Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI),  Petrit Vasili, i është kundërpërgjigjur akuzës së kryeminstrit Edi Rama se ishte LSI  donte ta pengonte reformën në drejtësi.

Vasili e ka quajtur mashtrues Ramën dhe ka theksuar se pa kontributin e LSI-së reforma nuk do ishte miratuar me konsensus të gjerë, madje as nuk do kishte arritur në kuvend për miratim.

“Reforma në Drejtësi kishte nevojë për një konsensus të madh sepse ishte reformë e gjithë shqiptarëve. Këtë reformë me 140 vota siç e dini publikisht dhe në mënyrë të qartë për gjithë shqiptarët u realizuar falë këmbënguljes së drejtpërdrejt të LSI dhe në mënyrë të veçantë të Ilir Metës si kryetar i LSI, në atë kohë.Përpara se kjo reformë të shkonte në Kuvendin e Shqipërisë duhet të shkonte në sallën e Parlamentit. Opozita në atë kohë ju e dini shumë mire nuk merrte pjesë në punimet. Pasi kishte të drejtë në atë kohë se Edi Rama instistonte të shkelte mbi Venecian dhe mbi paragrafin 88 dhe ishte LSI që mundësoi konsensusin. Por, edhe që Reforma të shkonte në sallën e Parlamtentit, duhej vota e 5 në komisionin e Reformës në Drejtësi që ishte vota  LSI. Unë kam qenë anëtar i komisionit të reformës në atë kohë dhe falë kësaj vote ajo reformë shkoi në sallën e Parlamentit ku edhe u votua me 140 vota. Ka një ligj për Vetingun, pa pasur të miratuar këtë ligj Veitngu nuk  do të mund të bëhej, nuk do të ekzistonte  dhe nuk do flisnim pët Veting. Ky ligj I Vetingut u votua dhe është sot në fuqi falë votave të LSI e cila ishte mbështetësja kryesore që ky ligj të shkonte në parlament dhe me 20 votat  e saj bëri të mundur që ky ligj të miratohet . Pa 20 votat e LSI nuk do kishim Veting sot në Shqipëri. E njëjta gjë është për ligjin për prokurorinë , për gjithë paketën e ligjeve që duhet të miratoheshin dhe të gjitha këto kanë pasur votën e LSI dhe pa të nuk do të ishin sot në fuqi”, ka thënë Vasili, transmeton Oranews.

Vasili  e ka akuzuar Ramën se po e vë nën kontroll drejtësinë, duke e përdorur si argument zgjehdjen e kryeprokurores ss përkohshme.

“Reformën në Drejtësi e minoi me zgjedhjen e prokurores me 69 vota që ishte antireforma më e thellë dhe ishte vdekje e reformës në drejtësi”, ka thënë ai.

Vasili e ka komentuar edhe analizën e sotme të punës së qeverisë nga Partia Socialiste. Ai ka thënë se “qeveria e socialistëve njeh vetëm rekordin e lidhjes me krimin, duke e vënë dhe shtetin në shërbim të tyre”. (r.m.)

Comment

*