Vasili: “Pazari me kufijtë është vrastar për të ardhmen e Kosovës”

Tiranë, 6 gusht 2018 – Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili,  e konsideron të pamundur çfarëdo marrëveshjeje midis Kosovës e Serbisë që do të prekte kufijtë e Kosovës.

Vasili, në një postim në Facebook, kujton se Pakoja e Ahtisaarit, e cila çoi në pavarësinë e Kosovës, garanton mosndryshimin e kufijve, prandaj ndryshimi i kufijve do te shembte parimet mbi të cilat u bazua zgjidhje e çështjes së Kosovës.

“Pazari me kufijte eshte vrastar per te ardhmen e Kosoves, por edhe per imazhin e shqiptareve kudo ne bote”,  thekson Vasili.

Ai kujton se pavarësia e Kosovës është fituar me gjak dhe tërheq vërejtjen se ajo nuk mund të përfundojë në pazare.

“Gjithshka e fituar me gjak dhe mbi parime s’mundet kurrsesi te perfundoje ne pazare, qe amnistojne ‘hallet’ e kerkujt”, thekson nënkryetari i LSI-së.

 

Postimi i plotë i Vasilit:

 

Kosova, Ahtissari dhe kompromisi i pamundur me kufijte.

Pavaresia e Kosoves u ngrit mbi tri kollona te palekundshme:

mbeshtetjen e nderkombetareve dhe perfshirjes se tyre ne betejen per pavaresine e kosoves, se dyti: mbi luften dhe gjakun e UÇK dhe se treti mbi pakon e Ahtissarit.

Kjo e fundit ishte pikerisht qasja mendjehapur ndaj komunitetit serb ne Kosove dhe garantimi i te drejtave shume te gjera politike te perfaqesimit te tij, thuajse atipike, vetem e vetem si nje element garancie per nje bashkejetese te plote dhe te standartit me te larte europian.

Pako e Ahtissarit u konceptua edhe si nje teresi kompromisesh bashkejetese,ne dukje teper te veshtira per t’u pranuar nga Kosova, por qe pranimi i tyre pati nje rezultat madhor final:

Garancine teritoriale pra thene thjesht garantimin e paprekshmerine e kufijve te Republikes se Kosoves dhe konsakrimin Kushtetues te pakos se Ahtisarit.

Ky proces i hapur dhe garantues i lirive te gjera te minoriteteve ne Kosove brenda nje integriteti teritorial te konsoliduar e te paprekshem ishte dhe kryevlera, qe u investua ne te gjithe procesin e njohjes se Kosoves nga shume shtete te botes.

Sot prekja e kufijve eshte shembja e themelit te besimit te krijuar te Kosova dhe vete procesi thellesisht demokratik i krijimit te saj, nga i gjithe opinioni mbareboteror.

Asgjesimi praktikisht i pakos se Ahtisarit nepermjet lojes me kufijte do te vinte ne loje ne nenyre kritike ekzistencen e vete Kosoves dhe do te devalorizonte keqas ate ne syte e gjithe botes dhe do ta bente te parendesishme per veten dhe per rajonin.

Pazari me kufijte eshte vrastar per te ardhmen e Kosoves, por edhe per imazhin e shqiptareve kudo ne bote.

Gjithshka e fituar me gjak dhe mbi parime s’mundet kurrsesi te perfundoje ne pazare, qe amnistojne “hallet” e kerkujt.

(r.m.)

Comment

*