Vasili: “Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen”

Tiranë, 1 tetor 2018 – Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka quajtur hipokrit e gënjeshtar kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen”, ka theksuar Vasili, në një postim në Facebook.

Vasili e ka akuzuar rëndë Ramën për mbrojtje të, siç është shprehur, “çdo lloji llumi, qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge, etj etj.”.

Ai ka marrë shkas nga sulmet e Ramës ndaj opozitës, për shkak të dhunimit të vajzës së pafuqishme Xhisiela Maloku nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, dhe përpjekjeve të zyrtarëve të PS-së për ta fshehur rastin.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Dikur 7 vjet me pare ne opozite, Edi Rama shprazte fishekzjarrë denglash dhe hipokrizie morali me tonelata.

Ne kongresin e Partisë Socialiste ne 6 nentor 2011 ja ç’thoshte paciptësisht dhe me zë të lartë:

“Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam”.

Po sot?

Sot standardi i vërtete i Edi Rames është vetëm një: alibia e cdo lloji llumi qofte ky përdhunim, krim, trafik droge etj etj.

Ky është standardi që mbrojti Elvis Roshin, Saimir Tahirin, Agron Xhafen dhe, se fundi, perdhunuesit e Fushe Krujes, e plot e plot te tjere kryetarë bashkie, drejtorë e nepunes te larte.

Ndaj mos e besoni kurre. Ai eshte thjesht nje hipokrit dhe genjeshtar. Çdo fjale e tij eshte vetem e kunderta e asaj qe thote.

Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen…..

(r.m.)

Comment

*