Vatra, nje institucion i veçantë kombëtar!

Sadik Elshani

Nga Sadik Elshani

Me interesim e pak shqetesim i kam percjellur polemikat, diskutimet qe jane duke u zhvilluar rreth Vatres, ecurive dhe punes se saj, pakenaqesive te disa anetareve apo grupimeve te ndryshme brenda Vatres. Pa marre para syshe kush ka apo nuk ka te drejte eshte mire qe ne organet drejtuese te Vatres te diskutohet haptas per keto pakenaqesi, shqetesime, sepse Vatra nuk eshte çfaredo organizate, shoqate – ajo eshte diçka e vecante qe dallon nga te gjitha shoqatat, institucionet tjera shqiptare. Eshte nje thesar kombetar qe duhet mbajtur me kujdes e dashuri.
Vatra eshte nje emer i dashur, i nderuar, eshte nje institucion kombetar, eshte sinonim, eshte identiteti i bashkesise shqiptare te Amerikes. Emri i saj eshte i lidhur ngusht me disa nga fytyrat me te ndritura te kombit tone, si: Noli, Konica, motrat Qiriazi e shume figura te tjera. Nder vite ajo luajti nje rol te rendesishem, thene me mire, te pazevendesueshem per ruajtjen e gjuhes, traditave tona, identitetit tone kombetar ketu ne Amerike, si dhe ne ngritjen e ndergjegjes kombetare dhe zgjimin kombetar ne pergjithesi. Thene shkurt, ishte edhe shtet, atehere kur nuk kishte shtet shqiptar. Rreth Vatres dhe ne gjirin e Vatres shqiptaret u brumosen me idete atdhetare dhe nder vite mbajten gjalle frymen dhe qenjen shqiptare. Nuk ka nevoje te zgjatem me teper ketu per rolin historik te Vatres, sepse meritat e saj dihen fare mire gati nga çdo shqiptar qe ndonjehere eshte ulur ne bankat shkollore. Me ndryshimin e rrethanave historike ndoshta nderron edhe menyra e punes, natyra e veprimit, por misioni gjithmone mbetet i njejte: ne sherbim te çeshtjeve madhore te kombit.

Vatra u krijua ne kohen kur shqiptaret nuk kishin parti politike, por kombi, Shqiperia ishte partia e shqiptarit dhe shqiptarizmi ishte ideologjia e tij. Kete tradite, kete fryme atdhetare Vatra duhet ta vazhdoje edhe sot. Shqiptaret edhe sot kane nevoje per nje Vater te organizuar mire ku mund dhe duhet te mblidhen te gjitha mendjet e ndritura te kombit tone dhe me devotshmeri e perkushtim kembengules u qasen çeshtjeve madhore te kombit tone. Kete rol, asnje organizate, asnje institucion nuk mund ta luaje me mire se Vatra, sepse ajo ka me shume se nje shekull ne sherbim te kombit dhe gezon adhurimin e besimin e shumices se shqiptareve. Emri Vatra ngerthen ne vete diçka te vecante, diçka magjike – eshte ajo ura e forte, ura e vetme shpirterore qe e lidh periudhen e ndritur te Rilindjes sone Kombetare me kohen e sotme.

Shoqatat si Vatra qe karakterizohen me nje program, platforme, angazhim, vizion kombetar, i perballojne me sukses te gjitha sfidat, dallget e stuhishme te historise dhe dramave njerezore, gezojne jetegjatesi e perjetesi, ndersa shoqatat qe ndjekin politiken e dites, shuhen shume shpejt, sikur vete dita qe shuhet me perendimin e diellit. Kjo eshte formula e jetegjatesise se Vatres, por eshte edhe per faktin se Vatra u themelua, zhvilloi dhe ende po e vazhdon veprimtarine e saj ne nje shtet demokratik si Amerika, shtet qe nuk te pengon, por te ndihmon per ruajtjen e gjuhes, traditave kombetare dhe qendron larg intrigave e prapaskenave meskine. Vatra beri shume per shqiptaret dhe Shqiperine – tani ne duhet te bejme me shume per Vatren qe gjithmone ta mbaje te ndezur zjarrin e atdhedashurise, te rrezatoje vlera te larta kombetare e njerezore dhe ta vazhdoje me sukses misionin e saj fisnik kombetar, duke e mbajtur gjithmone lart e me lart flamurin e shenjte te shqiptarizmit.

Prandaj, anetaret, e posaçerisht drejtuesit e saj duhet ta kuptojne me thelle rolin e tyre e te mos leshohen ne zenka meskine qe nuk i sherbejne askujt, por vetem mund ta zbehin emrin e Vatres. Nese thirremi ne emrin e Nolit, Konices e gjithe atyre fytyrave te ndritura qe e themeluan dhe e ngriten Vatren ne piedestalin e vlerave tona kombetare, atehere edhe duhet ta ndjekim shembullin, rrugen e tyre, sado i veshtire qofte aj rrugetim. Per fat te keq, ne dy shtetet shqiptare, Shqiperi e Kosove, dhe gjithe hapesiren shqiptare ende nuk kemi institucione shteterore, akademike, politike e shoqerore qe jane duke funksionuar si duhet. Ketu del ne pah roli i Vatres si nje organizate qe mund te ndikoje pozitivisht si nje ze i fuqishem i arsyes, pjekurise dhe i pajtimit kombetar. Kur degjojme per ndonje trazire, per ndonje çeshtje te nderlikuar, per ndonje problem ne shkalle kombetare, menjehere e pyesim veten dhe njeri – tjetrin: Po çka thote, çfare qendrimi mban Vatra per kete? Tani natyrshem shtrohet pyetje se, si mund te nderhyje Vatra ne rrethana te tilla kur ajo nuk mund t’i rregulloje punet e veta? Kjo do te jete fjalia e pare qe do te degjohet nga gojet e atyre qe nuk ia duan te miren dhe as nuk duan t’ia shohin syte Vatres. Te mbizoteroje gjakftohesia, arsyeja dhe keto çeshtje te zgjidhen sa me shpejte ne frymen e mirekuptimit, harmonise vellazerore, respektit te ndersjelle dhe gjithmone duke i lene anash interesat e ngushta vetjake (personale), unin (egon), inatin, ambicjet e semura per te bere emer ne emer, kurriz te Vatres. Te respektohet, te zbatohet pike per pike Kanunorja apo Statuti, çdo çeshtje te paraqitet dhe te diskutohet, shqyrtohet haptas me organet perkatese drejtuese te Vatres, ne menyre qe te mos kete nevoje as per Komisionin e Tetorit dhe te asnje muaji tjeter te vitit.

Besoj se te gjithe pajtohemi qe Vatra eshte nje institucion i veçante kombetar, atehere edhe ne duhet te sillemi ne menyre te veçante me te, te ngritemi mbi nivel dhe jo te biem ne nivele te uleta te ligjerimit publik. Bashkesia shqiptaro – amerikane dhe gjithe kombi yne ende kane nevoje per nje Vater te forte, aktive dhe te organizuar mire. Keto po i shkruaj si nje perkrahes i Vatres, nje shqiptar qe ka deshire ta shohe kombin, vendin e tij te perparuar dhe shqiptaret gjithmone te bashkuar. Kam marre pjese ne veprimtarite e rendesishme te Vatres, bashkepunoj me gazeten Dielli. Veprimtarine time atdhetare, kulturore e zhvilloj ne Filadelfia (ku jetoj) si anetar i shoqates “Bijte e Shqipes”. Se shpejti do behem edhe anetar i Vatres – me shpirt e zemer jam qe nga rinia ime e hershme ne Kosove.

Kuvend te mbare!

Sadik Elshani,

Philadelphia, 12 janar, 2020

 

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*