Vatra, thirrje për protesta, për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

Nga Beqir Sina

BRONX NY : Federata PanShqiptare Vatra – sot me anë të kryetarit të saj – Dr Gjon Buçaj, u ka bërë thirrje anëtarve të saj – dhe mbarë komunitetit shqiptar, në SHBA, të bëhen gati për një seri protestash në Nju Jork dhe në Uashington, në rast se nuk lirohet ish-komandanti UÇK-së, Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
.
“Megjithëse, ndalimi i tij – arrestimi, do t’ishte kundër çdo logjike dhe çdo norme diplomatike, të nji vendi të civilizuar si Franca, prandaj nuk është e besueshme të ndodhë nji akt i tillë, duhet që ne të gjithë shqiptarët e Amerikës, duhet të rrijmë të gatshëm për nji protestë, masive para përfaqësive diplomatike të Francës në New York dhe asaj në Uashington”, ka thënë Buçaj me anë të këtij mesazhi shpërndarë sot në llogarinë e tij në rrjetin social FB.

“Ky është nji skandal diplomatik dhe politik, shqetësues në vetvete, por mund të shkojë edhe më keq: Sërbia, pritet të kërkojë ekstradimin e tij, dhe Franca mund t’ia dorëzojë zotin Haradinaj” shprehet në mesazhin e tij Dr. Buçaj.

Mesazhi i kryetari të Federatës PanShqiptare e Amerikës Vatra, mbyllet me shprësën e tij, duke uruar që të mos jetë nevojë, por gjithësesi ne shqiptarët të jemi të gatshëm, thotë ai , që të veprojmë të gjithë së bashku, si dijmë të veprojmë ne shqiptarët, kur është në pyetje rreziku ose dinjiteti ynë kombëtar.

“Arrestimi i zotit Haradinaj, në bazë të një fletë-arrestit të lëshuar nga Sërbia, qeverija e kriminelëvet serb, është e papranueshme dhe e pa kuptimtë, e shëmtuar por dhe nji fyerje ndaj nji kombi, që nuk ka luftuar kurrë kundër askujtë, përveç se për mbrojtjen e vet ose për liri”, thotë Dr Buçaj.

Comment

*