Vazhdojnë reshjet në Kosovë, përmbytje në disa pjesë të vendit

Prishtinë, 10 janar 2021 – Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se reshjet e pandwrprera tw shiut dhe të borës në Kosovw kanë shkaktuar pëtmbytje disa pjesë të vendit. Lumenjtw kanw dalw nga shtrati dhe kanw pwrmbytur sipwrfaqe tw mwdha tw tokws, kanw vwrshuar nw banesa dhe nw locale afariste, duke shkaktuar dwme tw konsiderueshme materiale.

IHK njpftoi se pwrmbyrjet mw tw mwdha janw shkaktuar nw rajonin e Dukagjinit.

“Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgun e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre”, thuhej në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes një njoftimi për media, bwri të ditur se pas gjendjes së krijuar me reshjet e ka ngritur shkallwn e gatishmërisë dhe kanë realizuar operacione të evakuimit të qytetarëve të ngujuar në shtëpitë e tyre në disa vendbanime.

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se rreth 70 banorë tw lagjjes “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës janë evakkuar nga shtwpitw e tyre dhe janw strehuar përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës.

Komuna e Malishevës ka bërë të dituar se tw dielwn është rritur shumw niveli i ujit në lumin Mirusha dhe ekipet e emergjencws kanw ndwrhyrw nw disa raste.

“Gjatë pasdites së sotme, niveli i ujit në lumin Mirusha, është rritur përsëri. Për të parandaluar vërshimet, komuna ka ndërhyrë në disa pika, duke e hapur rrjedhën e lumit, sidomos në vendet ku ka ura, dhe të gjitha ekipet emergjente janë terren dhe në gatishmëri”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Tw shtunwn, Komuna e Malishevës kishte njoftuar se rruga midis fshatit Rud të Malishevës dhe fshatit Sferkë të Klinës është dëmtuar aq shumw sa wshtë bwrw e pakalueshme.

Sipas parashikimeve të IHK-së, edhe gjatë peswq ditwve tw ardhshme pritet qw nw Kosovw të ketë reshje shiu dhe bore, por ato do tw jenw tw njw intensiteti mw tw ulwt.

“Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien do të vazhdojnë edhe gjatë natës të dielën, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar”, thuhet në njoftim.

(r.m.)

Comment

*