Vdes doajeni i muzikës popullore shqipe, Ismet Peja

Prishtinë, 23 nëntor 2020 – Doajeni i muzikës popullore shqipe, Ismet Peja, ka vdekur sot, herër në mëngjes, në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

Në vend të nekrologut, ai e ka publikuar videoregjistrimin e njërës prej këngëve më të pëlqyeshme të Ismet Pejës, shoqëruar nga orkestra e shoqërisë muzikore “Hajdar Dushi” nga Gjakova.

https://www.facebook.com/visar.peja1/posts/10222898918756913

Ismet Peja ka qenë i njëri ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë. Ai ka qenë anëtar i shoqërisë muzikore “Hajdar Dushi” nga Gjakova dhe solist i Radiotelevizionit të Prishtinës.

Ka marrë pjesë në qindra koncerta e programe të ndryshme muzikore, brenda dhe jashtë Kosovës. Ai e ka përfaqësuar në mënyrë të shkëlqyeshme muzikën popullore shqipe dhe këngë qytetare gjakovare.

Ismet Peja ka kënduar seri para pak kohësh. Ai ka lënë prapa një opus shumë të gjërë këngësh të papërsëritshme.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi, e ka vlerësuar Ismet Pejën “monument të këngës popullore e qytetare shqiptare”  dhe “artist të papërsëritshëm”.

“Emri i ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi.

Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me rradhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës”, shkruan ministrja Dumoshi, në mesazhin drejtuar familljes Peja.

“Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me këngë ‘Robi plaket kur don vet’”, ka shkruar ajo.

(r.m.)

Comment

*