Vdes idhulli i Kupës së Botës 1982, Paolo Rosi

Zoti bën mrekulli ! “Kujtime të bukura që i mbeten kujtesës!” “RIP Legend!”

 

Nga Beqir SINA New York

Legjenda e futbollit italian Paolo Rossi ka vdekur, në moshën 64 vjeç. Sulmuesi portreti i të cilit natyrisht mbetet ai qe ishte ylli fituese të Kupës Botërore të Italisë 1982 dhe fitues i Këpucës së Artë në botror.

Paolo Rossi ishte një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij

Ish-futbollsiti i Juventusit dhe AC Milan i cili fitoi me të dytë 48 ndeshje për ngjyrat e të dy klubeve gjigande të futbollit italian, si dhe dy tituj në Serie A dhe një Kupë Evropiane.

Vdekja e tij u njoftua në orët e para të mëngjesit sot, nga kanali televiziv italian RAI Sport, ku ai kishte punuar si një ekspert.

Rossi është një nga vetëm dy prej lojtarëve që kanë fituar të gjitha nderimet në një turne të vetme (tjetri është argjentinas Mario Kempes, në vitin 1978). Ai është i renditur në mesin e 125 futbollistët më të mëdhenjë të gjitha me kohërave.

Në Botërorin e vitit 1982, me 6 golat e tij bëhet golashënuesi më i mirë. Ai ishte pa diskutim ylli i Kupës së Botës së zhvilluar në Spanjë. Arriti të shënonte për të kaltrit në ndeshjet më të rëndësishme, tre gola ndaj Brazilit, dy gola ndaj Polonisë në gjysmëfinale dhe një gol ndaj RF Gjermane në finale. Është në kulmin e famës dhe paratë nuk i mungonin..

 

Zoti bën mrekulli ! “Kujtime të bukura që i mbeten kujtesës!”

Kështu të paktën do ta vendosja sot në diçiturën e kësaj fotografie, e cila është realizuar gjatë një aktiviteti në metropolin e botës New York, në Korrik 2008, ku ai ishte pjesmarrës i ftuar nderi nga Italia, nga bashkëkombasit e tij komuniteti italo amerikan në SHBA.

Një fotografi që vjen edhe si një endërr në Dhjetorin e lirisë Shqiptare, Dhejtorin e studenteve dhe rinisë Shqiptare. Teë atij Dhjetori që “këputi” zingjirët, e presekutimit politik, mjerimit, diktaturës, frikës dhe ankthit të qytetarve, të bëhet realitet –

30 vjet më parë.

Unë dhe familja ime, duke marr edhe “haraçin” e asaj lëvizje, që kishte nisur në Korrik, me “thyerjen” e Murit të Ambasadave, (20 Dhjetor 1990), lamë Shqipërinë, për në botën e lirë.

18 vjet nga koha e lirisë , koha e ëndrrave të zjarrta për Futbollin, kush do ta e mendonte se ylli fituese të Kupës Botërore të Italisë 1982 dhe fitues i Këpucës së Artë në botror, do të vinte një ditë, dhe unë do ta takoja e pozoja me të, në vendin kampion të lirisë – Amerikë.

Duke i treguar, se jam Shqiptar si mijëra shqiptar të tjerë, që ishin tifoza të zjarrt me italinë dhe bënim tifozllik, në atë kohë, kur edhe me burg e paguaje, tifozllikun, dhe gëzimin për sportin

“Pas ndeshjes së në Kupën e Botës 82”, finales me Brazilin e Falcaos, ju u bëtë një hero në zemrat e të gjithë tifozave shqiptarë të Azzurri -t” i thashë në emocione.

Ai vetëm buzëqeshi, dhe me Falënderoi dy a tre here – Gracie! Gracie!

R.I.P. Lengend!

Comment

*