Vdes ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Prisahtinë, 21 gusht 2017 – Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka vdekur në një spital, në Turqi.

Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot, në orët e hershme të mëngjesit.

Rexhepi prej disa muajsh ndodhej në gjendje kome në njërin prej spitaleve në Turqi, pas sulmeve që kishte pësuar në tru.

Fillimisht, ai ishte shtrirë në Klinikën e Neuro-kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i ishte nënshtruar një operacioni të ndërlikuar. Mirëpo, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën gjendej, ai ishte transferuar për trajtim në Turqi.

Bajram Rexhepi ka qenë me profesion mjek. Gjatë luftës në Kosovë, ai u ka dhënë ndihmë mjekësore pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të shumtë të sëmurë e të plagosur.

Pas luftës, ai ka bërë karrierë politike në Partinë Demokratike të Kosovës.

Pas zgjedhjeve të para parlamentare të pasluftës, ai është zgjedhur kryeministri i Kosovës.

Më pas, ai ka qenë ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës.

Një mandat ka qenë kryetar i komunës së Mitrovicës.

Vitet e fundit i ishte kthyer pëersëri profesionit të mjekut, për shkak të mospajtimeve me kreun e PDK-së, Kadri Veselin. (r.m.)

Comment

*