Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej

Beograd, 20 nëntor 2020 – Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, raportojnë mediet në Serbi.

Irinej (90 vjeç) u shtrua në spitalin ushtarak të Beogradit më 4 nëntor, pasi kishte rezultuar pozitiv në COVID-19.

Irinej e ka kryer seminarin ortodoks serb të Bogosllovisë në Prizren, studimet në Beograd dhe studimet postiplomike në Athinë. Një pjesë të madhe të karrierës së tij episkopale e kaloi në Prizren, si profesor dhe si drejtues i seminarit ortodoks serb.

Ai konsiderohej njëri ndër përfaqësuesit e krahur më konservator të Kishës Ortodokse Serbe.

Irinej ishte zgjedhur në postin më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.

Irinej ishte përkrahës i fiqishëm i regjimit të Aleksandar Vuçiqit në Serbi, ai i vlerësonte politikat e Vuçiqit për Kosovën. Thoshte se Vuçiqi “po Lufton si luan për mbrojtjen e Kosovës”.

Irinej i ka përkrahur edhe protestat e opozitës proserbe në Mal të Zi kundër presidentit Milo Gjukanoviq.

Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë e Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, i cili vdiq nga pasojat e infeksionit me koronavirus.

Në cetremininë e varrimir, ku morën pjesë mijëra besimtarë ortodokse,  ishte ekspozuar arkivoli i hapur me trupin e mitropolitit. Priftërinjtë, shumica e besimtarëve dhe disa politikanë që morën pjesë në cetremoni nuk bartnin maska dhe nuk e respektonin distancën fizike.

Priftërinjtë kunguan besimtarët me të njëjtën lugë, ndërsa disa nga pjesëmarrësit në procesion ia puthën dorën të ndjerit, kufoma e të cilit ishte ekspozuar në arkivol të hapur.

Komisioni për Sëmundjet Infektive i Malit të Zi e dënoi me forcë shkeljen e rëndë të masave kundër pandemisë.

(r.m.)

Comment

*