Vdiq më i fundit i patriotëve të përvuajtur të fisit Sina – Hashim Sina

sin6Në Fort Laudrdale, Florida, në moshën 85 vjeç vdiq fëmija, e fundit e çiftit të bashkëshortor, Kafile Kaloshi-Sina dhe Beqir Sina.

Mbrëmë e mërkurë, 15 Mars 2017, i rrethuar nga fëmijët, djemtë e vajzat, nipër e mbesa, dhëndrrurët, miq e dashamirë, në paqe pas një sëmundje të gjatë mbylli syt dhe “I fundit i Mohikanve – The Last of Mohicans” – Hashim Beqir Sina.

Hashim Sina, është njeri prej atyre emrave, që kryesisht nuk i njohim, dhe, nuk i kem dëgjuar ndonjëher, pra, nga ata burra që jemi mësuar me emrat e tyre, vetëm kur dëgjojmë lajmin për vdekjen e tyre.

Mbasi ai bën pjes në mesin e familjeve më në zë në Dibër, si i njohin banorët e kësaj treve, me një histori të gjatë në çështjen tonë kombëtare, si janë ato: “Malet e Dibrës – Fiset e Mëdha – Oxhaku – Kulla ose Paria e Dibrës, Patriote dhe Atdhetare – Dera e Madhe”.

Pra, nga ato fise, që kan luftuar dhe mbrojtur me pushkë në dorë në të gjitha trojet tona, gjatë gjithë historisë, së saj, prej sundimit otoman, luftrat me Turqit, luftën e Austro- Hugarezve, deri te përpjekjet e Serbisë, për të na marrë tokat shqiptare, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, dhe me ardhjen e mortajes komunizmit, në mesin e dibranve gjendet edhe fisi me origjinë nga trevat shqiptare, Dibra – SINA.

Historia e Fisit SINA, së kësaj familje të madhe, nga Dibra, fillon me të parët e tyre, që ishin gjithomnë gjatë gjithë historisë së Dibrës, në ajkën e familjve të mëdha të kësaj treve, Feriti, Rushiti, i parë,.

Ata që ishin ndër paret që u vunë në krye të luftëtarve me dibranet – kundra ushtrisë turke, të shquar më betejen e Radikës, ku Hajredin Pasha, u thye i turpëruar, duke i humbur të gjithë ushtarët. (Be.Si.)
sin7  sin5 sin4 sin3 sin2 sin1

One Response to “Vdiq më i fundit i patriotëve të përvuajtur të fisit Sina – Hashim Sina”

Read below or add a comment...

  1. FATBADH Doci says:

    Marrime pies ne hidhrimin Tuaj
    Ngushlimet me te sinqerta per kete
    Famkilje: ”bajrak’,”oxhak”,”dere e madhe”,
    “Shtepi e pare”,”prinjese”,
    “parsim”,”patriote” ,luftetare”,per Ceshtjen Kombetare!
    -Per gjith rrethin familiar
    djmet,vajzat,nipat,mbesate,
    miqet e dashamirsit e shumte,,
    Fisin e tyre S I N A ne Dibren Heroke dhe kudo ndodhen,.
    Ngushllimet shkojn dhe per publicistin,patriotin ,
    intelektualin,kudoindodhuri I shquari
    e ksaj familje Mr. Beqirv Sinen.
    Ju qofshi shendosh.
    Pushofte ne paqe e ne qetsi I nderuari Hashim Sinai
    Fatbardh Doci
    New York

Comment

*