Vdiq gazetari i sportit Agim Binaku

Prishtinë, 9 shkurt 2018 – Agim Binaku, gazetar i sportit në RTV21, ka vdekur sot, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada.

Ai ishte njëri prej gazetarëve veteranë të sportit në Kosovë.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 ka punuar në Radio Prishtinë, kurse në vitetet ‘90 ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “Reflekset sportive” dhe “Top sporti”.

Për punën e tij mbi dyzetvjeçare në gazetarinë sportive, ai është nderuar me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku” dhe me një varg çmimesh e mirënjohjesh në Kosovë. (r.m.)

Comment

*