Vdiq Lirie Erbeli – mësuesja e parë e përhapjes së shkollës dhe gjuhës shqipe në Amerikë

Nga Jelldez Deva

NEW YORK: “A mund të shuhet ndonjëherë një jetë që ishte si rrezja e qiririt, gjithmonë duke e dashur dashurinë, bujarinë dhe lumturinë. Kur telefoni rrinte i qetë deri në orët e hershme të mëngjesit, nuk prisja asgjë, por zërin e saj duke thënë “Ejani për kafe”, siç më ka thirrur gjithmonë dhe unë do të vrapoja për “kafen” dhe për të folur me të, duke biseduar me tone të zemrës, duke qeshur dhe duke pirë kafen së bashku. Por kësaj rradhe, pra më 2 Shtator, ditën e shtunë, ja që nuk ishte më zëri i saj, ishte lajmi i kobshëm, se ajo shoqja ime e ngushtë, na kishte lënë, për në udhëtimin e saj të përjetshëm, në amshim”, shkruajti në një postmortem “The Morning Breeze – In Memory of Lirije Erbeli” veprimtarja Shqipe Malushi.
Më 2 shtator u nda nga jeta aktivistja e njohur shqiptaro amerikane Lirie (Beqiri) Erbeli, e cila ishte një udhërrëfyese si për familjen e saj, ashtu edhe për gjithë kombin shqiptarë.
Liria, ka emigruar në SHBA, në vitin 1968 bashkë me të shoqin Rexhep “Rexi” Erbeli.
Si dy mësimdhënës, që vinin nga dy shkolla shqiptare, Liria nga Mitrovica – Kosovë dhe Rexi, nga trevat shqiptare në Maqedoni, Dibra e Madhe, vazhduan të rindërtojnë dhe japin kontributin e tyre në shtyllat e arsimit shqip në SHBA, hapjen e shkollave shqip dhe dhënjen e mësimit, duke bërë bashkë edhe me veprimtarë të tjetrë, të komunitetit, figura të njohura këto si mësimdhënsit e parë, dhe ata që hapën shkollat e para të gjuhës shqipe, në qytetin e Nju Jorkut pesë lagjet e tij, Staten Island, Brooklyn, Bronx, Manhattan e Queens.
Lili si i thërrisnin asaj, filloi e punon që në ditët e para në Amerikë, si një mësuese në NYC Board of Education, në vitin 1988, dhe, punoi aty nëpër shkollat e ndryshme të qytetit, deri sa në vitin 2009, ajo doli në pension.
Poashtu, Lili dhe Rexi të dy tashmë të ndjerë, që ishin të dalluar me kontributin e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e përhapjen e gjuhës shqipe, në mesin e fëmijeve të komunitetit shqiptari, duke punuar si vullnëtarë, pa ndonjë çmim për komunitetin.
Ata punuan kështu me vite të tera, duke dhën mësim-lexim, dhe, duke i mësuar shqip fëmijët shqiptarë, të cilët në kohën e sundimit sllavo – komunist i kishin të pa mundësuara athere lidhjet e tyre me Shqipërinë , Kosovën e trojet shiptare, pra ngaqë ata nuk e njihnin fare gjuhën shqipe, ose shumë pak.
Lili për 20 vjet rresht gjithashtu ishte aktiviste dhe një ndër themelueset e para të Organizatës së Gruas Shqiptare në SHBA, “Motrat Qirijazi” me bazë në New York.
Ajo së bashku me bashkëshortin i cili u nda nga jeta disa vjet më parë, ndihmoi dhe kontriboi dhe ishte zëmër hapur për të gjithë shqiptarët, që kishin nevojë për strehim në muajët e para, kur vinin në SHBA, zakonisht disa prej tyre ishin edhe musafir i pritjes bujare në shtëpinë e Lirije dhe Rexhep Erbelit.
Mikpritja dhe bujaria për Lilin ishin momente me të cilat ajo ndihej e lumtur, momente që ajo dhe bashkëshorti i saj mund t’i afronte cilido shqiptar për ndihmë dhe përkrahje.
Për kontributin e saj, Lirije Erbeli, u dekorua nga Organizta “ Motrat Qiriazi “me Titullin “Exceptional lifetime contribution Women’s excellence” me 4 Mars 2017
“Çmimin Mirënjohje Jetësore”- “ Life Time Recognition Aëard”, për veterianen e arsimit shqip, në Kosovë, dhe veprimtaren e dalluar, në SHBA, zonjën Lirie Erbeli, bijë Mitrovices, dhe një nuse dibrane, ja ka dhën asaj, Alda Mosko, zëvendës Presidente e AAWO, e cila e vlerësoi lart kontributin e Lilit ndër vite, si në Kosovë, Dibër të Madhe, dhe deri në Nju Jork, ku edhe mbylli jetën e saj më 2 shtator.
E ndjera Lirije Erbeli vdiq në Nju Xhersi, e rrethuar nga vajzat, dhëndërrurët, nipat e mbesat dhe u varros me 5 shtator në varrezat qytetare “Rosedale Rosehill Cemetery” në East Edgar Road – Linden NJ

   

Comment

*