Vdiq shkrimtari Rexhep Hoxha

Prishtinë, 12 korrik 2019 – Rexhep Hoxha, njëri ndër shkrimtarët më të dashur për fëmijë në Kosovë, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij, në rrjetet sociale.

Rexhep Hoxha ka lindur në vitin 1929, në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në degën e Albanologjis i mbaroi në Beograd.

Një kohë punoi si redaktor i faqes për fëmijë në gazetën “Rilindja” dhe në programin për fëmijë të Radio Prishtinës. Pjesën më të madhe të kohës së punës aktive, deri në pension, ai e kaloi në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, si ligjërues i lëndës Letërsi për Fëmijë.

Rtexhep Hoxha ka qenë njëri ndër pjesëtarët e brezit të parë të shkrimtarëve pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është autor i përmbledhjes së poezive për fëmijë “Picimuli”, romaneve “Lugjet e verdha” dhe “Verorja”, të përfshira në programet e lëktyrës shkollore.

Ai ka botuar edhe libra të tjerë, si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”, si edhe poema e tekste polemike. (r.m.)

Comment

*