Vdiq Zonja Elizabeth (Chipi) LEKA, (1933-2017)

Lajmërim mortor:

 

Bashkëshorte, nënë dhe gjyshe shëmbëllore 

 

Familja Dr. Agim Leka, mjeku i njohur i bashkësisisë shqiptaro-amerikane, lajmëron me pikëllim se mbas një sëmundje të gjatë, vdiq Zonja Elizabeth (Chipi) Leka, bashkëshorte e Dr. Agim Lekës, nënë e djemëve Donald Leka dhe Drini Leka, dhe motër e Zonjës Diana Repishti.  E ndjera ishte në moshën 84 vjeçare.

Familja Leka njofton se të dielën, 26 nëntor, prej orës 2 deri 6 mbasdreke do të bëhet pamja e zakonshme në shtëpinë funerale Frank Campbell Funeral Home, 1076 Madison Avenue, Manhattan, New York (212) 288-3500.

Varrimi do të kryhet ditën e hënë, 27 nëntor, në oren 1:15 në pas dreke në Ferncliff Cemetery, 280 Secor Road, Hartsdale, New York (Rosewood Two – Garden Section).

E ndjera Zonja Elizabeth Leka, lë të pikëlluar burrin Dr. Agim Leka, djalin Donald me familje, djalin Drini me familje dhe motrën e saj të vetme Zonjën Diana Repishti me familje, si dhe shumë shoqe, miq dhe ish kolegë të viteve shkollore.

I përjetëshëm qoftë kujtimi i saj!

*****

Kush ishte Zonja Elizabeth Leka? E lindur në Gjirokastër në vitin 1933 nga një familje e njohur qytetare – babai i saj i ndjeri Kadri Çipi dhe nëna e saj, e ndjera Zonja Tefta (Bejko) Çipi, kanë qenë trashëgimtarë të dy familjeve të vjetra gjirokastrite, të njohura për sjellje shëmbëllore qytetare. Emigrantë, prindët sollën edhe vajzen 4 vjeçare Elizabeth në Amerikë në vitin 1937. Në këte vend, ajo u zhvillua dhe mori nji arsim të plotë në shkollën e mesme, dhe në Brooklyn College ku u dallua për studimet në gjuhën dhe letërsinë spanjolle. Mbas diplomimit B.A. “cum laude” ajo punoi si përkthyese në Federal Reserve Bank of New York, dhe si mësuese, duke vazhduar studimet me kurse nate, dhe fitoi titullin Master’s Degree, me specializim në gjuhën dhe letërsinë spanjolle. Ka dhënë mësime në New York City (Erasmus High School), e në Louisville, KY, të ndërprera për fillimin e familjes.

Gjate viteve 1967-69 Zonja Elizabeth dhe burri i saj Dr. Agim Leka, me ndihmën e Zonjës Diana Repishti, hapën shkollën shqipe për fëmijtë shqiptarë në PS 60, në Woodhaven, Jamaica, Queens, ku bashkë me gjuhën shqipe dhanë dhe mësime mbi historinë e Shqipërisë. Ishte e para herë qe një shkollë shqipe e bashkësisë shqiptare zhvillohesh në një ambient shkollor publik amerikan. Pika kulminante ka qenë çfaqja e një pjese teatrale “Udhëtim nepër Shqipëri”, e kompozuar nga mësuesja Diana Repishti, ku çdo student përfaqsonte nji qytet të vëndlindjes. Ajo që shkaktoi entuziazëm të madh ka qenë përshkrimi i qyteteve shqiptare nga secili nxënës. Nxënësit shpesh të veshur me rroba kombëtare simbas krahinës, kuptuan mirë zhvillimet historike në atë zonë të Ballkanit.

Në mungesë të kontakteve kulturore me Shqipërinë, Elizabeth Leka krijojti këngë të reja shqipe duke përdorur meloditë qe nxënësit kishin mësuar në shkollat amerikane, si per shëmbëll në “Këngë E Skenderbeut”, ajo adoptoj melodinë e “Battle Hymn of The Republic”.  Kështu, nxënësit mësonin gjuhen shqipe duke thithur fjalët nëpërmjet të muzikës së njohur. Të gjitha këto këngë, të cilat përfaqësojnë nje krijimtari të vecantë, do të botohen me qëllim që të jenë të pranishme për mësuesët shqiptarë në shkollat e reja të bashkësive shqiptare ku do që janë.

Një intelektuale e vërtetë, e dashuruar me letërsi, ajo lexonte pa pushim dhe shijonte diskutimet e ideve humanitare. Pushoftë në paqë!

===============================================================

2 Responses to “Vdiq Zonja Elizabeth (Chipi) LEKA, (1933-2017)”

Read below or add a comment...

  1. Fatbardh Doci S.C. says:

    Me hidhrim mesuam kete lajm per vdekjen e Znj.Elizabeth( Cipi) Leka te

    Bashkshortes te Prof.dr Mr.Agim Leka.

    Ju sjellim ngushllime :
    Bashkshortit Prof. Dr.te shquare
    Mr.Agim Leka,
    djemve
    Mr. Donald me familjen,
    Mr.Drinit me familje,

    Motres se saje Ms .Dina Repishti
    me bashkshortin Prof. dr,Sami Repishti PhD.
    me familje
    te Afermeve
    miqve
    dashamirsve
    Ms.Elizabeth vjen nga nje familje patriotice e njohur qytetare.Gjrokastrite.
    Vete ka qene nje studjuse e zellshe me gjith Motren e sage Ms Diana (Cipi) Repishti.
    Te dyja bashk kan punure me perkushtim per arsimin ,hapjen e shkollave shqipe ne diaspore
    Per contributin e dhene e ndiera Elizabeth Hyne ne histori si arsimtare e shqure per
    Nje veprimtari shume te rendesishme kombetare.
    Brezat qe vine do t’a kujtojn me respekt veprimtarin humanitare te saje.
    Ju qofshi shendosh
    I pa harruar qoft kujtimi dhe vepra e SAJE.
    Familja Doc

    • ZISHAN CIPI says:

      E PAHARUAR KUSHURIRA E NENES SIME ZISHAN CIPI

Comment

*