Vëllezërit Bytyqi- heronjtë që nuk vdesin kurrë

Ish-luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” u tubuan para memorialit të dëshmorëve të Kosovës, Vëllezërve Bytyçi, në Yonkers New York

 

Nga Beqir Sina, New York

“Në qoftë se çmimi i lirisë ishin jetërat tona- ne nuk mund të japim më shumë”, “Se Zoti vet e tha me gojë, që kombet shuhen për mbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë, Për te, për te luftuam ne”, dhe “Mbani këto fjalë në zemrat tuaja dhe kurrë mos harroni se kush jeni”, janë epitafet e shënuara në gurët e varrit të tre vëllezërve Bytyçi.

NEW YORK : ( E Diel 15 Nëntor 2020) :Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit si dhe Salih Mustafës. Këta akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hetimet ndaj këtyre ish-pjesëtareve të UÇK-së, thuhet se i ka kryer një grup prokurorësh me karrierë të gjatë në hetime penale, sidomos krime të luftës, krime kundër njerëzimit, si dhe veprave të tjera penale që lidhen me korrupsionin dhe trafikimin me njerëz.

Sot, të Dielën( 15 Nëntor 2020) në mesdrekë, dhjetëra ish – luftëtar të Batalionit Atlantiku, veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, janë mbledhur pikërisht në vendin ku 21 vjet më parë, ata me uniformat dhe emblemën e UÇK-së, u nisën për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në lirinë e Kosovës, pëkatësisht në memorialin e tre Vëllezërve Bytyçi, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, duke respektuar edhe masat e vendosura nga shteti i New Yorkut, për mbrojtje nga COVID-19.

Sipas një seti me fotografi të publikuar nga vet pjesëmarrës të këtij tubimi, në rrjetin social Facebook, Gani Shehu, komandant i Batalionit “Atlantiku”, dhe tani kryetar i Shoqatës Atlantiku, së bashku me bashkëluftëtarët, lider dhe veprimtar janë bërë bashkë në një tubim të mbajtur para Memorialit të tre vëllezërëve Bytyçi, Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi, të vrarë mizorisht nga shteti serb, gati 21 vjet më parë, dhe që Serbia, ende nuk i ka dënuar kriminelët, në kuadrin e zhvillimeve më të fundit në Kosovë, të veshur me bluzat e zeza – me emblemën e UÇK-ës, dhe atë simbolin “#LiriaKaEmër”.

Burime gjatë këtij tubmi, treguan se pjesëmarrësit biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, që Gjek Gjonlekaj, Mark Gjonaj, Qerim Gjoçaj, Arbër Muriqi, dhe Gani Shehu, folën mbi denjitetin dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish liderve të saj të akuzuar, Presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep (Rexh) Selimi, dhe , duke e potencuar fuqishëm luftën e drejt dhe të pastër për lrinë e Kosovës, ata u angazhuan dhe u betuan së bashku me bashkëluftëtarët për t’a mbrojtur me dinjitet e drejtësi edhe për të zhbërë akuzën e ngritur padrejtësisht vetëm e vetëm për të njollosur dhe dëmtuar imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së.

Ish luftëtari Batalionit Atlantiku, nga SHBA, Uk Lushi, mbas këtij tubmi vendosi në statusin e tij këtë shënim:

LIRIA KA EMËR

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar. I gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!” – #LiriaKaEmër”

Si dihet në fillim të prillit të vitit 1999, pra 21 vjet më pare një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithë çka kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe punën në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Ata në atë kohë kanë vepruar në kuadër të Batalionit “Atlantiku, që u bë pjesë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe u quajtën UÇK-ja e Amerikës.

Tani, pikërisht hoteli “Royal Regency”, në Yonkers të New Yorkut, ku këta djem filluan rrugëtimin për lirinë e Kosovës, me uniformat e UÇK-së, dhe Memoriali i të tre vëllezërëve Bytyçi, Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi, është bërë vend betimi dhe pelegrinazhi .

Ata ishin, të tre prej pjesëtarëve të “Atlantikut’, të tre nga një familje, pra vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, që nuk u kthyen më kurrë. Këta janë shpallur dëshmorë të kombit, dhe janë heronj që nuk do të vdesin kurrë dhe që do të jetojnë përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo në botë.

Duke lënë gjithë çka kishin, këta të rinj që luftuan për lirinë e Kosovës, sot janë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e mbarë kombit shqiptar.

 

Comment

*