Vend e Liri

E dua vendin kur e imagjinoj
Vetëm si njeri të përvecëm,
Sepse kur e shoh me njerëz
Gjendja shumë më dëshpëron.

 

Liqenet, lumenjtë e tij i dua
Fshatin, ku pushimet e verës kaloja
Kroin ku etjen ndalesha për të shuar
(s’më harrohet uji i tij i kulluar).

 

Detin, bregun, fushat, malet
Kodrat pa bunkere “stolisur”
dhe shtëpinë ku u linda, i dua.

 

Më kujtohet kur isha fëmijë,
Dhe u zgjata të prekja sobën.
Nëna u mundua të më ndalte,
Por babai i tha ‘Le ta prekë!’
Dhe unë e preka, e u dogja
(papushim atë natë qava);
Ky ishte mësimi im i parë
Mbi kuptimin e lirisë.

 

Nga të gjithë objektet e pajetë,
Libra janë miqtë më të ngushtë,
Pasi përmbajnë mendimet tona,
Ambiciet, indinjatat, iluzionet, Besnikërinë ndaj së vërtetës, dhe
Prirjen e vazhdueshme drejt gabimit.

Astrit Lulushi

Comment

*