Vende pune për kosovarët në Katar e Gjirin Persik

Qeveria e Kosovës ka shtyrë për javën e ardhshme një vendim, për fillimin e negociatave

 

Prishtinë 8 Gusht 2013 – Pamundësia e Institucioneve te Kosovës qe brenda vendit te gjejnë mënyra për ta ulur papunësinë i ka shtyre qe te kërkojnë alternativa edhe jashtë vendit, madje deri ne Gjirin Persik. Qeveria e Kosovës ka shtyrë për javën e ardhshme një vendim, për fillimin e negociatave për punësim të kosovarëve në Katar, vend ky i Gjirit Persik. Kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën, por vendimi është lenë për mbledhjen e ardhshme të ekzekutivit.
“Me kërkesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shtyrë miratimin e vendimit për negocimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit, lidhur me rregullimin e punësimit të fuqisë punëtore nga Kosova në këtë shtet” thuhet në njoftimin që u është dërguar mediave të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë.
“Ministri i Punëve të Jashtme ka rekomanduar që raportet e Kosovë me shtetet e Gjirit Persik të kenë qasje të përbashkët, andaj edhe ka sugjeruar një analizë të përbashkët të këtyre raporteve, dhe javën e ardhshme Qeveria të miratoi vendimin për fillimin e negociatave me Katarin”. (B.Salihu)

One Response to “Vende pune për kosovarët në Katar e Gjirin Persik”

Read below or add a comment...

  1. fatime says:

    Kerkoj vend pune.

Comment

*