Vepër madhore e trieshianëve në Amerikë – 600 mijë dollarë për zgjerimin e rrugës së Trieshit

Gjekë Gjonaj

tr1-1Bashkëvendasit e mi ( afro 700 shtëpi) që jetojnë dhe veprojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës e duan shumë vendlindjen e tyre -Trieshin. Ata edhe pse gjatë një periudhe kohore prej gjysmë shekulli ndodhen fizikisht në këtë shtet të pasur dhe demokratik në mendje, në shpirt e në zemër e kanë vendliindjen e tyre dhe janë të lidhur ngusht me të. Janë të pandarë me njëri – tjetrin. Përherë janë një. Gjithmonë e kujtojnë vendlindjen e vet . Kurrë nuk e harrojnë atë. Jetuan me vuajtjet dhe shpresat e bashkëvedasve të vet. Edhe pse ishin larg vendlindjes ishin pjesë e qenies së sajë pjesë e eëndrrave dhe shpresave të sajë. Këtë e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë edhe sot. Jo me fjalë, por me vepra. Që nga qëndrimi i trieshjanëve në Amerikë mbajnë lidhje të forta emocionale me krahinën ( trevën) e tyre prejardhësë të Trieshit, të cilën kolegu im i Zërit të Amerikës , Pëllumb Sulo nga Shkodra në një vizitë pune që i bëri asaj me rastin e kremtimit të 250-vjetorit të Famullisë së sajë, e ka quajtur Ballkoni i Malësisë.

Kontributi më i madh i trieshianëve në Amerikë gjithësesi është ky i fundit, që ka të bëjë me zgjërimin e rrugës ekzistuese automobilistike të Trieshit deri në Koritë në gjatësi prej afro 25 kilometrash, të cilën e ka ndërtuar Shteti Jugosllav në vitin 1954, për nevojat ushtarake, respektivisht për rauajtjen e kufirit me Shqipërinë. Vetëm për këtë qëllim trieshianët e Amerikës të tubuar rreth Fondit të Ndihmave Humanitare “ Trieshi”, të themeluar jo më larg se para gjashtë muajsh kanë dhënë afro 600 mijë dollarë. Kjo është një kryevepër e donatorëve bujarë trieshjanë, të cilët meritojnë respekt të madh dhe mirënjohje të veçantë. Sepse kjo shifër mndihmash vullnetare e grumbulluar për një kohë rekorde është lakmuese dhe ndoshta e paarritshme deri më sot edhe për krahina shumë më të mëdha seç është Trieshi. Me këto ndihma humanitare është planifikuar shpërthimi , zgjërimi dhe shtrimi i këtij aksi rrugor për asfaltim. Rindërtimi i kësaj rrugë është projekti më i rëndësishëm në dimensionin ekonomik. Për ne, thonë trieshianët, zgjerimi i kësaj rrugë për tri metra të tjera dhe asfaltimi i sajë ka një rëndësi dhe rol të veçantë, sepse përveçse do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të Trieshit, kthen shpresën për të ardhmen në këtë trevë. Me këtë vepër madhore bashkëvendasit tanë në Amerikë edhe njëherë treguan shpirtin e vet humanitar. Dashurinë ndaj vendlindjes së tyre dhe baballarëve të vet. Dëshmuan përpjekjet e tyre për të përmirësuar mirëqenien ekonomike dhe për të shmangur largimin nga kjo zonë , pothuaj e harruar me vite nga institucionet shtetërore. Atë që nuk e bëri dot shteti për Trieshin po e bëjnë trieshianët e Amerikës. Për këtë veprimtari vullnetare në grumbullimin e mjeteve materiale nuk mund të gjenden fjalë për t’i falënderuar të gjithë ata trieshjanë patriotë që hapën kuletat për realizimin e këtij projekti madhor për Trieshin, (ndoshta më i madhi në Malësi në periudhën e tranzicionit) , si humanitar, zhvillimor e mbi të gjitha kombëtar. Kështu Fondi për Ndihma Humanitare “ Trieshi” , falë drejtuesve dhe mbështetësve të tij të shumtë ,për një kohë kaq të shkurtër u bë një vatër që ngroh secilën familje trieshjane, kudo që ndodhet.

Nga Fondi i Ndihmave Humanitare „ Trieshi“ pritet që të bëjë përpjekje në kontinuitet që të përmirësojë kushtet e jetesës së bashkëfshatarëve të tyre në vendlindje, në mënyrë që të pengojë shpërnguljen, edhe të atyre pak trieshianëve ( 46 familje me afro 220 banorë ) që kanë mbetur atje. E them me bindje se trieshianët e Amerikës me veprime të tyre konkrete asnjëherë nuk do të hezitojnë ta përkrahin pa rezervë, ta mbështesin dhe ta gjallërojnë vendlindjen e vet dhe vlerat e saj kombëtare të cilat tashmë janë të njohura dhe të pranueshme në hapësirën mbarëshqiptare.

Le të shpresojmë që nesër ky fond me potencilain e tij intelektual dhe seriozitetin që posedon , përveç misionit dhe aktivitetit në fushën e e humanitetit, të shndërrohet pse jo edhe në një zëdhënës të banorëve të Trieshit në qarqet e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Trieshianët e Amerikës, përveç këtij kontributi vullnetar shumë të rëndësishëm i cili do të ndryshojë shumëçka në këtë trevë kufitare malore, kanë ndihmuar bshkëfshatarët e tyre, në zhvillimin e vendlindjes, në shumë raste të tjera. Ndihma e tyre vullnetare me karakter humanitar gjatë tridhjetë viteve të fundit kalon shifrën mbi 2 milion dollarë për ringjalljen e jetës në këtë trevë ilire, që ka përkund shumë njerëz të mëdhenj dhe ka dhënë shumë personalitete të shquara kombëtare në fusha të ndryshme të jetës.

Në këtë kontekst po përmendim ndërtimin e rrugës nëpër Grudë, Selisht – Qafë Nagrivë –Triesh, ndërtimin e Kishës “ Zoja Rruxare” në fshatin Stjepoh, ndërtimin e Kishës në Koritë, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe ngritjen e Kryqit të madh në fshatin Delaj

S‘duhet harruar disa donaicone për SHF „ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“ dhe për Shoqërinë Kulturoro-Artistike „ Besa“. Me kontributet e diasporës ( kolonisë) trieshiane janë ndihmuar disa familje në gjendje të rëndë sociale, janë mirëmbajtur rrugët lokale, hapësirat e varrezave, është pajisur ordinanca private e të ndjerit dr. Lukë Gjokaj, e të tjera. Po ashtu duhet përmendur edhe investimin e madh të çiftit bashkëshortor bamirës Kolë dhe Taze Cacaj, të cilët në fshatin e tyre në Rudinë kanë ndërtuar Kishën e Shënkollit dhe shtëpinë e tyre familjare.

Të gjitha këto objekte të ndërtuara me kontributin e trieshianëve të Amerikës e hijeshojnë Trieshin. I japin atij një bukuri që nuk e kishte më parë. Dhe, trieshianët në trojet e tyre etnike mburren për këto vepra fisnike të vëllezërve të vet në Amerikë. Shprehen me krenari se kontributi i tyre në të gjtha kohërat nuk do të harrohet. Nderim dhe respekt të gjithë trieshianëve që kontribuan dhe do të kontribuojnë për të mirën e vendit të vet. (Albdreams.net)

tr7 tr2 tr4 tr5 tr6 tr1-1

Comment

*