Verërat e Kosovës në panairin “Viroexpo 2018” në Kroaci

Viroviticë (Kroaci), 23 shkurt 2018 –  Bodrumet e verërave të Kosovës po i promovojnë prodhimet e tyre në panairin “Viroexpo 2018”, i cili është duke u mbajtur në Viroviticë të Kroacisë.

Në këtë panair po marrin pjesë edhe prodhues të verërave nga shtetet tjera të rajonit dhe më gjerë.

Ministria e Bujqësisë njofton se pjesëmarrja e këtyre kompanive kosovare në këtë panair është mundësuar me mbështetjen e kësaj ministrie, e cila synon promovimin e prodhimeve bujqësore të Kosovës edhe jashtë vendit.

Drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në MBPZHR, Bekim Hoxha, i cili është edhe udhëheqës i delegacionit kosovar në këtë panair, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe me shtetet tjera është shumë i rëndësishëm. Ai ka theksuar se përvoja e shteteve të zhvilluara në këtë sektor është e rëndësishme për institucionet e vendit, në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit të hovshëm të bujqësisë në Kosovë.

Në këtë panair, i cili do të jetë i hapur der më 25 shkurt 2018, prodhimet e tyre po i promovojnë pesë bodrume kosovare: “Stone Castle”, “Bodrumi i Vjetër”, “Biopak”, “Rahovera” dhe “Muja-Ekovera”. (r.m.)

Comment

*