Veseli: Asnjë centimetër i tokës së Kosovës nuk guxon të diskutohet në dialog me Serbinë

Prishtinë, 3 shtator 2020 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në ka thënë se asnjë marrëveshje me Serbinë që do të cenonte integritetin territorial të Kosovës nuk do të ishte e pranueshme.

Në një takim me strukturat e partisë në Mitrovicë, Veseli ka theksuar se integriteti territorial i Kosovës nuk guxon të shtrohet në tryezën e dialogut me Serbinë.

“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë Veseli.

(r.m.)

Comment

*