Veseli: Demarkacioni do të miratohet këtë javë

Prishtinë, 12 mars 2018 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Demarkacioni  me Malin e Zi do të ratifikohet gjatë kësaj jave.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Veseli ka thënë po zhvillohen kontakte intensive me pozitën dhe me opozitën.

Megjithkëtë, Veseli nuk ka treguar se në cilën ditë do të mbahet seanca e për Demarkacionin.

Ai ka thënë se javën e ardhshme Këshilli Evropian do të mbajë një takim, prandaj gjatë kësaj jave duhet të përmbyllet çështja e demarkacionit, në mënyrë që “të zihet hapi” në institucionet e BE-së. (r.m.)

Comment

*