Veseli: Deputetët e PDK –së janë për demarkacionin

Prishtinë, 4 dhjetor 2017 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për ta proceduar në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli, i cili është edhe kryetar i partisë Demokratike të Kosovës, në një postim në Facebook, ka thënë se deputetët e kësaj partie janë “pro’ miratimit të kësaj marëveshjeje.

Ky është postim i Veselit:

“Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi.

Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”.

(r.m.)

Comment

*