Veseli: Koalicioni e humb kuptimin nëse nuk merr vendime të mëdha

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, tha se koalicioni qeverisës duhet të marrë vendime të mëdha, përndryshe e  humb kuptimin.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka thënë se pret vendimmarrje të mëdha në Kuvend dhe në Qeveri.

“Nuk duhet të humbim kohë, duhet të ketë vendimmarrje në këtë vend. Pres shpejt që të kemi vendimmarrje në Kuvend dhe bë Qeveri, përndryshe humb kuptimi i një vazhdimësie politike dhe i koalicionit”, ka deklaruar Veseli.

“Kosova nuk guxon të stagnojë, por duhet të ecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe në integrimet euro-atlantike”, ka theksuar ai.

Veseli është pyetur edhe rreth mocionit të votëbesimit të qeverisë, të iniciuar nga Nisma për Kosovën. Ai ka shprehur bindjen se opozita “nuk e ka bërë koalicionin, prandaj nuk mundet as ta rrëzojë”. (r.m.)

Comment

*