Veseli: Liria e Kosovës është më shumë se Specialja

Prishtinë, 29 dhjetor 2017 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, tha sot se liria e Kosovës është më shumë se Gjykata Speciale.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, Veseli foli për Specialen, kur komentoi natën e së premtes që shkoi kur 43 deputetë nënshkruan nismën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar.

Ai porositi që askush as të mos i gëzohet dhe as të mos i frikësohet Gjykatës Speciale.

“Askush nuk është mirë me u shastisë prej gëzimit nga kjo gjykatë dhe askush nuk duhet të frikësohet”, tha Veseli, transmeton Kallxo.com.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli shprehu bindjen se asnjë ish-ushtar i UÇK-së nuk do të frikësohet nga Specialja.

“Tutsat nuk i kemi pasë kurrë me vete”, tha Veseli.

Veseli e cilësoi “vit jo të lehtë për të gjithë” vitin 2017.

“Kemi mundur të bëjmë më shumë dhe më mirë”, theksoi ai.

Ai porositi anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së që të mos jenë të vetëkënaqur.

“Asnjëherë nuk duhet të jemi të vetëkënaqur”, theksoi ai.

Kryetari i PDK-së premtoi ndryshime në parti gjatë vitit 2018. (r.m.)

Comment

*