Veseli: Marrëveshja me Malin e Zi i hap rrugë liberalizimit të vizave

Prishtinë, 16 shkurt 2018 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i Partisë demokratyike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur lajm të mirë deklaratën e përbashkët të presidentëve të Malit të Zi dhe Kosovës lidhur me Marrëveshjen e Demarkacionit.

Sipas tij, me këtë merr fund izolimi i shtetit dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.

“Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka shkruar Veseli në Facebook. (r.m.)

Comment

*