Veseli: Nuk do të jem kryetar i Kuvendit, nëse Haradinaj nuk bëhet kryeministër

Prishtinë, 8 shtator 2017 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ai nuk do të pranojë të mbajë këtë pozitë, nëse i mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk zgjidhet kryeministër.

Ai ka bërë një deklaratë ultimative për partitë opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen.

“Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër, pos nesh. Nuk është mirë me rritë ndikimin e Listës Serbe, dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi, nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër”, ka thënë Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, citon KTV. (r.m.)

Comment

*